Lamtumirë Jocelyn Wildenstein/ Ndahet nga jeta “Gruaja mace”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ikona kontroverse dhe magjepsëse e shoqërisë ndërkombëtare, Jocelyn Wildenstein, e mbiquajtur “Catwoman” për tiparet e saj groteske të maces të arritura përmes operacioneve të shumta plastike, ka ndërruar jetë në Paris në moshën 84-vjeçare, për shkak të një embolie pulmonare. Lajmi u bë i ditur nga partneri i saj, Lloyd Klein, i cili e përshkroi humbjen si “një tragjedi të madhe”.

E lindur në Lozanë më 7 shtator 1945, Wildenstein u bë e famshme për shkak të transformimit të saj fizik, si rezultat i operacioneve plastike ekstreme që i kushtuan miliona dollarë. Pavarësisht pseudonimit dhe kritikave të shumta, ajo gjithmonë e mohoi se ishte e varur nga operacioni, përkundrazi pretendonte se tiparet e saj vinin nga trashëgimia gjenetike e familjes së saj.

Pasi u martua me Alec Wildenstein, një miliarder francez dhe tregtar arti, në vitin 1978 gjatë një lidhjeje dashurie në Las Vegas, ajo u bë një fytyrë e njohur në mesin e elitës së Nju Jorkut. Megjithatë, martesa e tyre 21-vjeçare përfundoi papritur në vitin 1998 me atë që konsiderohet si një nga divorcet më të shtrenjta në historinë amerikane, një marrëveshje që i dha asaj rreth 2.48 miliardë dollarë dhe një pagesë vjetore prej 99.2 milionë dollarësh.

Falë kësaj pasurie të madhe, “Catwoman” ishte në gjendje të mbante një mënyrë jetese luksoze, duke blerë tre apartamente në Trump Tower dhe duke marrë pjesë në ngjarje ekskluzive. Në vitin 2003, ajo u takua me Lloyd Klein, një stilist dhe partner afatgjatë, me të cilin u fejua në vitin 2017. Propozimi erdhi me një unazë 32 karatësh, që simbolizonte një dashuri që, pavarësisht skepticizmit të shumë njerëzve, zgjati mbi dy dekada.

 

 

Me 1.1 milionë ndjekës në Instagram, Wildenstein u bë simbol i kërkimit të përsosmërisë estetike dhe fuqisë transformuese të kirurgjisë estetike. Jeta e saj, e mbushur me magjepsje, ngjalli debate dhe la gjurmë të pashlyeshme në botën e të famshmëve dhe kulturës pop.

“Nëse ndihesh mirë me defektet, me plakjen, nuk duhet të bësh asgjë. Përndryshe, duhet të zgjedhësh doktorin e duhur”, i tha ajo fotografit Zed Nelson në 2006-ën.

Dashuria e saj për tigrat afrikanë vazhdoi për pak kohë. Ajo ndërtoi një kafaz antiplumb për dy tigra që përshtatej me rezidencën me 300 punonjës. Asokohe, Jocelyn i tha Vanity Fair se ajo dhe i shoqi shpenzonin rreth 1 milion dollarë në muaj. Për të, një fustan Chanel që kushtonte 350 mijë dollarë, ia vlente.

Por projekti i saj më afatgjatë ishte fytyra. Wildenstein iu nënshtrua ndërhyrjeve ekstreme kozmetike, edhe pse e mohonte. Sytë e saj u tërhoqën gjithnjë e më shumë drejt tëmthave për t’u ngjarë felinëve, lëkura tendosej fort dhe mollëzat ishin gjithnjë shumë të ngritura lart.

Por edhe pse gjithnjë në vëmendje të mediave, jeta e Wildenstein’s mbetet një mister. Ajo kishte premtuar se do të rrëfente më shumë në një serial të realizuar nga HBO që do të dilte në vitin 2023, por projekti s’është realizuar ende./e.t

Të fundit

GJKKO pritet të vendosë për dosjen “Partizani”, Gjokutaj: I inskenuar nga qeveria

Avokati Genc Gjokutaj ka dhënë më shuëm detaje rreth asaj se çfarë pritet të ndodhë me gjykimin paraprak në...

Listat e mbyllura, KQZ: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar (SKEMA)

Dyzetë e gjashtë deputetët e parë të çdo partie do të jenë nga listat e mbyllura, aty ku renditjen e ka përcaktuar partia dhe...

Çfarë i ka bërë Egli? Pas deklaratës së rëndë, Juli “shpërthen” sërish: Ajo është….

Në një postim në InstaStory, aktori u shpreh për Eglin se është nga ato vajza që lëviz nga “një lule” në tjetrën, njëkohësisht duke...

Si ta përmirësoni jetëgjatësinë e baterisë suaj, tri mënyra të thjeshta

Askush nuk dëshiron të mbetet me telefon të fikur gjatë rrugës për në shtëpi. Fatmirësisht, Apple ka ndarë disa mënyra të thjeshta që mund...

Fluks i lartë infektimesh nga gripi, ISSH e pranon: Jemi në prag epidemie!

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon pragun e epidemisë e gripi dhe situatën e renduar epidemiologjike në vend. Tanimë numri i të infektuarve në jave arrin...

Lajme të tjera

Web TV