Biden e bllokon shitjen e kompanisë amerikane të çelikut, U.S. Steel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka hedhur poshtë një marrëveshje të propozuar nga firma japoneze, Nippon Steel, në vlerë gati 15 miliardë dollarë për ta blerë kompaninë amerikane të çelikut, U.S. Steel.

Na kemi nevojë që kompanitë kryesore amerikane që përfaqësojnë pjesën më të madhe të kapacitetit të prodhimit të çelikut në SHBA, ta vazhdojnë udhëheqjen e luftës në emër të interesave kombëtare të Amerikës”, tha Biden në një komunikatë të premten.

Vendimi i Biden vjen pasi Komiteti për Investime të Huaja në SHBA, i njohur si CFIUS, dështoi të arrijë pajtueshmëri për rreziqet që kjo marrëveshje mund t’i sjellë sigurisë kombëtare të vendit muajin e kaluar.

Një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, i tha Agjencisë Associated Press muajin e kaluar se disa agjenci federale të përfaqësuara në panelin e CFIUS-it ishin skeptike se lejimi i një kompani japoneze ta blejë prodhuesin e çelikut me pronësi amerikane do të krijonte rreziqe për sigurinë kombëtare.

Biden e kishte paralajmëruar bllokimin e shitjes së U.S. Steel në mars të vitit të kaluar dhe ishte mbështetur nga punonjësit e çelikut, të cilët shqetësoheshin nëse kompania do t’i zbatonte marrëveshjet e tanishme të punës apo do t’i shkurtonte vendet e punës.

Ky vendimi vjen po ashtu vetëm disa javë para se presidenti demokrat të largohet nga detyra dhe mund t’i dëmtojë marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Japonisë, e cila është aleatja më e madhe e Amerikës në Azi.

Edhe presidenti i zgjedhur, Donald Trump, gjithashtu është kundër marrëveshjes dhe premtoi në dhjetor në platformën e tij Truth Social se do ta bllokonte marrëveshjen dhe do të përdorte stimuj tatimorë dhe tarifa për të rritur kompaninë.

Lexo edhe :  XI deklaron “aleancën” e ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin

Të premten, presidenti i Sindikatës së Punonjësve të Çelikut, David McCall, tha se sindikata është mirënjohëse për veprimin e Bidenit për të bllokuar shitjen dhe e quajti atë “veprimin e duhur për anëtarët tanë dhe sigurinë kombëtare”.

Nippon Steel kishte thënë se ishte në pozitën më të mirë për ta ndihmuar çelikun amerikan të konkurrojë në një industri të mbizotëruar nga kinezët dhe për të investuar miliarda në objektet që përfaqësohen nga Sindikata e Punonjësve të Çelikut të SHBA-së, përfshirë furrat e vjetra të nxehtësisë së kompanisë.

Ajo premtoi se do ta mbronte kompaninë U.S. Steel në çështjet tregtare dhe u zotua se nuk do të importonte çelik të papërpunuar që do t’i bënte konkurrencë furrave të nxehtësisë.

Nippon Steel njoftoi në dhjetor 2023 se kishte planifikuar ta blinte prodhuesin e çelikut për 14.9 miliardë dollarë në para të gatshme dhe borxh, dhe u angazhua të ruajë emrin e saj U.S. Steel dhe selinë e saj në Pitsburg./K.K

Të fundit

Pyetjeve që Berisha nuk iu përgjigjet dot para SPAK

Mero Baze Janë së paku tre pyetje që Berisha nuk u dha dot sot përgjigje kur doli nga ndërtesa e SPAK....

Stuhia e dëborës në SHBA, të paktën 4 viktima

Stuhia e dëborës që ka përfshirë disa pjesë të Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar dhe 4 viktimat e para. Situata paraqitet tepër e rënduar në...

Rritje e lehtë e monedhave të huaja/ Kursi i këmbimit, 7 Janar 2025

Sot, më 7 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.8 lekë dhe shitet 95 lekë. Euro sot blihet me 97.6 lekë, ndërsa...

Vranësira dhe reshje lokale shiu/ Parashikimi i motit për sot, 7 janar 2025

Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Jugore do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura...

Lajme të tjera

Web TV