Unaza e Madhe e Tiranës, çliron trafikun dhe shkurton distancat në kryeqytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej pak ditësh Unaza e Madhe e Tiranës është e gjitha e aksesueshme për qarkullim, pas përfundimit të punimeve në pjesën veriore të saj. Kjo është vepra infrastrukturore më e rëndësishme e kryeqytetit, për lëvizshmërinë e trafikut.

Unaza përshkon të gjitha skajet e kryeqytetit. Nga mbikalimi i tufinës, rruga vijon drejt zonës së Paskuqanit.

Ndërtimi i Unazës në pjesën veriore të saj, që u hap për qarkullim në 30 dhjetor ka qenë edhe pjesa më e vështirë e saj, për shkak të ndërtimeve të shumta në zone, per te cilat u desh te behej shpronësimi.

Segmenti liron qendrën e Tiranës, nga lëvizja e panevojshme e automjeteveve që ishin te detyruar te qarkullonin aty për të mbërritur në destinacionet e tyre.

Përveç impaktit kryesor në lehtësimin e lëvizjes, duke shpërndarë qarkullimin e automjeteve, Unaza pritet t’i japë gjithashtu një zhvillim të rëndësishmë ekonomik periferisë së kryeqytetit.

Ndërtimet në zonën e Paskuqanit, pranë unazës janë intensive, ndërsa vlera e pronës është rritur. Në këtë pjesë unaza bashkon Tiranën me Paskuqanin përmes Bulevardit të Ri.

Unaza mundëson lidhjen e Tiranës me akset kombëtare. Nyja kryesore e saj është ish sheshi Shqiponja.

Pjesë e projektit në këtë zonë janë 5 tunele, ku ndy prej tyre shpërbejnë për të tu lidhur me autostradën Tiranë Durrës për hyrje dhe dalje.

Duke shkurtuar pritjet e gjata në trafik, përmes unazës, kryeqyteti lidhet tashmë më lehtë, me Durrësin dhe pjesën qendrore e jugore të vendit, përmes rrugës Arbrit drejt Dibrës, Elbasanin dhe qytetet e tjera të Juglindjes.

Unaza e Madhe, një nevojë e domosdoshme e Tiranës është tashmë e finalizuar, ndërsa pritet që brenda janarit te mbyllen disa punime anesore në mbikalimet që shërbejnë për hyrje dhe dalje./    S,M

Të fundit

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas....

Detaje nga brenda qelisë së Metës te 313/ Ja si e kalon kohën presidenti i PL-së

Gazetarja Anduena Llabani, ishte e ftuar në një studio për të folur rreth marrjes në pyetje të ish-presidentit Ilir Meta në SPAK. Ajo tha se...

Hetimi ndaj Metës, Karamuço: Ka një bashkëpunëtor drejtësie….

Eksperti i kriminalistikës dhe profesori Ervin Karamuço, i ftuar në një studio televizive, tha se në hetimin ndaj Metës lidhur me lobimin në SHBA...

Në punë ditën, në burg natën, Kuvendi me ligj të ri për të dënuarit nën 2.5 vjet

Në Kuvendin e Shqipërisë, është hedhur në tavolinë një ndryshim në ligjin për trajtimin e të burgosurve, e cila synon tu japë më shumë...

Cili është çifti më i vjetër homoseksual i njohur?

Shërbëtorët mbretërorë egjiptianë Khnumhotep dhe Niankhkhnum, të cilët jetuan në shekullin e 25 para Krishtit, konsiderohen si çifti i parë i të njëjtit seks...

Lajme të tjera

Web TV