Dështojnë kreditë e buta për shtëpi, fituesit bllokohen nga ndryshimi i çmimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punonjëse e Policisë së Shtetit, tregoi në emisionin “Stop” në Tv Klan se është shpallur fituese, për përfitimin e një kredie me zero interes për banesë.

Por ajo thotë se nuk arrin të sistemohet me shtëpi, pasi kredia jepej në bazë të çmimit të referencës së banesave, ndërkohë që çmimi në treg ishte tjetër dhe diferenca duhet të mbulohej nga ajo vetë.

Në këto kushte, efektivja e policisë argumenton se ia bën të pamundur blerjen e një shtëpie. Duke u nisur nga ky rast, “Stop” mëson se për vitin 2023 ishin shpallur fitues 266 punonjës shteti, nga të cilët vetëm 106 kishin arritur të lidhnin kontratë finale për kredi me afat 25-vjeçar.

Banka jepte kredinë sipas çmimit të referencës dhe vlerësimit që ajo bënte në treg për banesat.

Eksperti i ekonomisë Panajot Soko, thotë se çmimi i referencës dhe verifikimi në terren, e penalizojnë një familje duke sjellë skualifikimin e saj nga përfitimi i kredisë.

Sipas tij, do ishte zgjidhje që bashkitë të mos e merrnin 3% të banesave të ndërtuara në lekë, por në apartamente.

Në këtë mënyrë, shteti do të kishte një fond apartamentesh për t’ua dhënë këtyre rasteve. Edhe kryetari i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadedin Fishta, shprehet se duhet të ndërtohen banesa sociale dedikuar punonjësve të këtij sektori./   SM

Të fundit

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Detaje nga brenda qelisë së Metës te 313/ Ja si e kalon kohën presidenti i PL-së

Gazetarja Anduena Llabani, ishte e ftuar në një studio për të folur rreth marrjes në pyetje të ish-presidentit Ilir Meta në SPAK. Ajo tha se...

Hetimi ndaj Metës, Karamuço: Ka një bashkëpunëtor drejtësie….

Eksperti i kriminalistikës dhe profesori Ervin Karamuço, i ftuar në një studio televizive, tha se në hetimin ndaj Metës lidhur me lobimin në SHBA...

Në punë ditën, në burg natën, Kuvendi me ligj të ri për të dënuarit nën 2.5 vjet

Në Kuvendin e Shqipërisë, është hedhur në tavolinë një ndryshim në ligjin për trajtimin e të burgosurve, e cila synon tu japë më shumë...

Lajme të tjera

Web TV