SHBA, paralajmërim për rrezik kanceri nga pijet alkoolike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilltari i Presidentit për Politikat Shëndetësore në Shtetet e Bashkuara udhëzoi sot që në etiketat e pijeve alkoolike të shtohet paralajmërimi mbi rrezikun e prekjes nga kanceri, duke vënë në dukje se konsumimi i tyre shton mundësinë për rrezik të kancerit të gjirit, mëlçisë, zorrës së trashë dhe llojeve të tjera të kancerit.

Këshilltari i Presidentit për Politikat Shëndetësore Vivek Murthy bëri thirrje për rivlerësim të udhëzimeve mbi limitet e konsumimit të alkoolit, në mënyrë që njerëzit të peshojnë rrezikun e prekjes nga kanceri, kur të vendosnin nëse do të konsumojnë alkool dhe sa.

“Konsumimi i alkoolit është në mesin e tre shkaktarëve kryesorë të llojeve të ndryshme të kancerit në SHBA, të cilët mund të parandalohen. Alkooli është i treti, pas duhanit dhe obezitetit, që rrit rrezikun e prekjes nga 7 lloje kanceri”, tha përmes një deklarate zyra e Këshilltarit të Presidentit për Politikat Shëndetësore, të shoqëruar me një raport të fundit./   S,M

Të fundit

Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?

Nga Ylli Pata Si Bessent ashtu dhe Grenell janë personazhe që kanë qenë mjaft kritik me administratën Biden, e nuk...

Fasting: A është kjo “receta” më e mirë për humbjen e peshës?

Një përmbledhje sistematike dhe meta-analizë e botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Obezitetit shkruan se si kombinimi i ushtrimeve me një protokoll specifik agjërimi me...

Rreziku nga sfidat në TikTok, nxënësja 14-vjeçare transportohet në spital

Një nxënëse 14-vjeçare nga Selaniku është dërguar në spital pasi ka humbur ndjenjat pas pjesëmarrjes në një sfidë online me shokët e klasës. Sipas ankesës...

Trump, nuk amniston fajtorët

Nga ARTUR AJAZI Politikanët  shqiptarë të implikuar në shkelje dhe abuzime të rënda ligjore, po i gënjen mëndja se “Donald Trump do ti amnistojë”. Madje...

E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump

Miliona përdorues të rrjetit TikTok në SHBA i kanë sytë nga Presidenti Donald Trump, i cili i ka dhënë një afat 75 ditor kompanisë...

Lajme të tjera

Web TV