Kaloritë e shtuara gjatë festave, regjimi ushqimor i rekomanduar nga nutricionistja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtrimi i tryezës për festën e Vitit të Ri përbën një bum kalorish të mara brenda një nate. Kjo sasi e shumëllojshme, përfshi edhe konsumimin e pijeve, sipas nutricionistes Albana Daka, kërkon një regjim ushqimor që duhet të zgjasë edhe dy jave me pas. Jo aq për gjelin e detit, sesa për një sërë produktesh të tjera të pashëndetshme.

“Në ditët e festave ku kemi tavolina të tejmbushura dhe konsumohet më shumë se zakonisht se në ditët e zakonshme. Jemi të ekspozuar minimalisht këto ditë dyfish më shumë kalori se sa i duhet një personi normalisht. Gjithashtu marrim edhe shumë karbohidrate në formën e sheqerit dhe ushqimeve të procesuara që janë prezentë në tavolinat festive, si ëmbëlsirave, mishrat e përpunuara, lëngjet etj. Kjo sasi e madhe kalorishë i krijon organizmit tokskim. Ne ja hedhim fajin gjelit yë detit, por ajo është një proteinë shtazore ndër më të mirat dhe me vlera ushqyese dhe ne rekomandojmë përdorimin jo vetëm në festa. Edhe pjesa e përsheshit duhet ngrënë me limit dhe kryesisht në drekë”, u shpreh nutricionistja.

Nutricionistja Daka rekomandon konsumimin e çajrave, përdorimin e erëzave si dhe reduktimin e sasisë së ushqimit.

“Organizmi duhet të ndihmohet duke ulur nivelin e kalorive dhe të shtojmë lëngjet në formën e ujit dhe çajrave të zierë. Të kemi sa më shumë fibra dhe të gjitha këto ndihmojnë që toksinat në trup nga kaloritë dhe sheqeri, por edhe të alkoolit, të eliminohen më kollaj. Ky regjim duhet të vijojë minimalisht dy javë.  Vaktet duhet të kenë sa më shumë fibra me perime dhe fruta. Të vijojë një regjim i shëndetshëm me sa më pak sasi kripe dhe të shtojmë erëzat pasi janë antioksidantë të mirë për organizimin. Antioksidant i mirë është edhe turmeriku apo çaji i xhinxherit. Marrja e probiotikëve ndihmon dhe është efikas për traktin tretës”, tha ajo./   S,M

Të fundit

‘Gëzuar përvjetorin!’ Presidenti Trump dhe Melania, 20 vite martesë

Donald Trump dhe Melania Knauss festojnë 20 vjetorin e martesës së tyre, e cila u kurorëzua më 22 janar...

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në...

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV