Më 11 janar nis regjistrimi i diasporës, PD dhe PS me sytë nga jashtë vendit për vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë vënë në lëvizje për të nxitur diasporën të bëhet pjesë e zgjedhjeve të majit.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i ka bërë thirrje diasporës shqiptare që të regjistrohet prej datës 11 janar, kur do të nisë procesi i regjistrimit për të gjithë shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Ministri Balla në një video të publikuar në rrjetet sociale deklaron se ky proces do të realizohet përmes një platforme të re elektronike të ngritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Në momentin kur të vjen konfirmimi nga KQZ-ja për procesin e votimit, do të duhet të vendosësh edhe një adresë. Për të konfirmuar këtë adresë, mjafton çdo lloj dokumenti që mund të keni, qoftë një kontratë qiraje për shtëpi, qoftë një kontratë furnizimi me ujë të pijshëm, qoftë një kontratë furnizimi me internet apo energji elektrike, ose edhe çdo lloj dokumenti tjetër, qoftë leje qëndrimi (permesso di soggiorno) apo një kontratë me bankën. Për fëmijët, le të themi, mund të përdoret një vërtetim nga shkolla“, tha Balla duke folur para emigrantëve në Firence.

Lidhur me regjistrimin ka reaguar edhe drejtuesja e PD për diasporën, Jozefina Topalli. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Topalli ka ndarë tre hapat që, sipas saj, u nevojiten qytetarëve shqiptarë në diasporë për t’u regjistruar për zgjedhjet.

Zgjedhësi, që banon nga jashtë territor të Shqipërisë ka të drejte per t’u rregjistruar nga data 11 Janar. Regjistrimi bëhet në platformën e KQZ. Për këtë ai ngarkon në platformë: (a) numrin e tij personal të identifikimit, datëlindjen dhe vendlindjen e tij; (b) një pamje të fytyrës së tij nëpërmjet sistemit të verifikimit të pranisë së gjalli të personit (c) një numër telefoni mobile dhe/ose nje adresë email”, shkruan ajo./   S.M

Të fundit

Ulet çmimi i energjisë/Për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KWH, 8.5 lekë

Është zhvilluar këtë të mërkurë mbledhja e ERE ku u diskutua lidhur me kërkesën e OSHEE për uljen e...

Musk ‘sulmon’ Trudeau: Vajzë, nuk je më guvernator i Kanadasë, nuk ka rëndësi çfarë thua

Miliarderi Elon Musk ka hapur një front ‘beteje’ edhe me Kanadanë, pasi iu përgjigj deklaratës së Justin Trudeau, i cili hodhi poshtë kategorikisht axhendën...

S’kam kontakte me vëllezërit dhe motrën”- Amber rrëfen në BBV

Ajo ka ndarë se pas vendimit që i ndryshoi jetën, tashmë nuk ka më kontakte me vëllezërit dhe motrat e saj. Amber tha se një...

I shumëkërkuari Dritan Rexhepi do të ekstradohet nga Turqia në Shqipëri

I shumëkërkuari Dritan Rexhepi do të ekstradohet këtë të mërkurë nga Turqia në Shqipëri. Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit deklaroi se ekstradimi do të...

Presidenti i Izraelit vizitë zyrtare në Qipro

Presidenti i Izraelit Isak Herzog do të zhvillojë të enjten një vizitë në Qipro . Mediat e huaja shkruajnë se vizita e z. Herzog, në Qipro do të fokusohet...

Lajme të tjera

Web TV