Nuk ndiheni mirë? Ja si të dalloni gripin, ftohjen dhe COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur filloni të keni hundë që ju rrjedhin dhe dhimbje fyti, është e qartë që po sëmureni – por sfida është të kuptoni se për çfarë bëhet fjalë. Në mes të sezonit të gripit dhe të ftohtit, një kollë e vetme mund t’ju çojë në një kërkim të gjatë në internet për të gjetur ndryshimet mes gripit, të ftohtit të zakonshëm dhe COVID-19. Por, ka disa mënyra kyçe për t’i dalluar këto tri sëmundje nga njëra-tjetra.

Për të dalluar nëse bëhet fjalë për të ftohtë, grip apo COVID, duhet të dini ndryshimet në mënyrën se si shfaqen dhe zgjasin simptomat.

Dallimi kryesor mes gripit dhe COVID-19 qëndron te shpejtësia e shfaqjes dhe kohëzgjatja e simptomave. Gripi zakonisht shfaqet brenda një deri në katër ditë pas ekspozimit, ndërsa simptomat e COVID-it mund të shfaqen nga dy deri në 14 ditë pas infektimit.

Kohëzgjatja e simptomave ndryshon gjithashtu: simptomat e gripit zgjasin nga disa ditë deri në dy javë, ndërsa simptomat e COVID-it mund të zgjasin deri në gjashtë javë në rastet më të rënda.

Dallimi mes simptomave të të ftohtit dhe COVID-19

Ftohja e zakonshme është shumë më e lehtë në krahasim me gripin dhe COVID-in, si nga ashpërsia ashtu edhe nga kohëzgjatja e simptomave. Simptomat e të ftohtit shfaqen gradualisht dhe zakonisht arrijnë kulmin pas dy ose tre ditësh nga ekspozimi. Në përgjithësi, simptomat e të ftohtit zgjasin rreth shtatë ditë, ndërsa ato të gripit dhe COVID-it mund të zgjasin deri në dy javë.

Kur duhet të vizitoni një mjek?

Lexo edhe :  Një test gjaku për të zbuluar 50 lloje kanceri

Nëse keni simptoma gripi ose COVID-i dhe mendoni se mund të jeni infektuar, bëni një test COVID-i në shtëpi ose kontaktoni mjekun tuaj për një diagnozë. Nëse jeni i/e moshuar, shtatzënë, keni një gjendje shëndetësore kronike ose po kujdeseni për një fëmijë të vogël me simptoma të ngjashme me gripin apo COVID-in, kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.

Si të mbroheni nga COVID-19, gripi dhe i ftohti:

  • Lani duart rregullisht dhe në mënyrë të saktë.
  • Mbani pastër sipërfaqet në shtëpi.
  • Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë për të mbrojtur veten dhe të tjerët./   S.M

Të fundit

Musk ‘sulmon’ Trudeau: Vajzë, nuk je më guvernator i Kanadasë, nuk ka rëndësi çfarë thua

Miliarderi Elon Musk ka hapur një front ‘beteje’ edhe me Kanadanë, pasi iu përgjigj deklaratës së Justin Trudeau, i...

S’kam kontakte me vëllezërit dhe motrën”- Amber rrëfen në BBV

Ajo ka ndarë se pas vendimit që i ndryshoi jetën, tashmë nuk ka më kontakte me vëllezërit dhe motrat e saj. Amber tha se një...

I shumëkërkuari Dritan Rexhepi do të ekstradohet nga Turqia në Shqipëri

I shumëkërkuari Dritan Rexhepi do të ekstradohet këtë të mërkurë nga Turqia në Shqipëri. Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit deklaroi se ekstradimi do të...

Presidenti i Izraelit vizitë zyrtare në Qipro

Presidenti i Izraelit Isak Herzog do të zhvillojë të enjten një vizitë në Qipro . Mediat e huaja shkruajnë se vizita e z. Herzog, në Qipro do të fokusohet...

10 shenjat paralajmëruese të çrregullimeve bipolare, që nuk duhet t’i injoroni

Çrregullimi bipolar është një sëmundje mendore shumë serioze dhe shpesh e keqkuptuar. Në të kaluarën ky çrregullim u quajt “sindroma maniak-depresive”, sepse karakterizohet nga...

Lajme të tjera

Web TV