Nuk ndiheni mirë? Ja si të dalloni gripin, ftohjen dhe COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur filloni të keni hundë që ju rrjedhin dhe dhimbje fyti, është e qartë që po sëmureni – por sfida është të kuptoni se për çfarë bëhet fjalë. Në mes të sezonit të gripit dhe të ftohtit, një kollë e vetme mund t’ju çojë në një kërkim të gjatë në internet për të gjetur ndryshimet mes gripit, të ftohtit të zakonshëm dhe COVID-19. Por, ka disa mënyra kyçe për t’i dalluar këto tri sëmundje nga njëra-tjetra.

Për të dalluar nëse bëhet fjalë për të ftohtë, grip apo COVID, duhet të dini ndryshimet në mënyrën se si shfaqen dhe zgjasin simptomat.

Dallimi kryesor mes gripit dhe COVID-19 qëndron te shpejtësia e shfaqjes dhe kohëzgjatja e simptomave. Gripi zakonisht shfaqet brenda një deri në katër ditë pas ekspozimit, ndërsa simptomat e COVID-it mund të shfaqen nga dy deri në 14 ditë pas infektimit.

Kohëzgjatja e simptomave ndryshon gjithashtu: simptomat e gripit zgjasin nga disa ditë deri në dy javë, ndërsa simptomat e COVID-it mund të zgjasin deri në gjashtë javë në rastet më të rënda.
Dallimi mes simptomave të të ftohtit dhe COVID-19

Ftohja e zakonshme është shumë më e lehtë në krahasim me gripin dhe COVID-in, si nga ashpërsia ashtu edhe nga kohëzgjatja e simptomave. Simptomat e të ftohtit shfaqen gradualisht dhe zakonisht arrijnë kulmin pas dy ose tre ditësh nga ekspozimi. Në përgjithësi, simptomat e të ftohtit zgjasin rreth shtatë ditë, ndërsa ato të gripit dhe COVID-it mund të zgjasin deri në dy javë.

Tabela e simptomave kryesore për të dalluar COVID-in, gripin dhe të ftohtin:

Kur duhet të vizitoni një mjek?

Nëse keni simptoma gripi ose COVID-i dhe mendoni se mund të jeni infektuar, bëni një test COVID-i në shtëpi ose kontaktoni mjekun tuaj për një diagnozë. Nëse jeni i/e moshuar, shtatzënë, keni një gjendje shëndetësore kronike ose po kujdeseni për një fëmijë të vogël me simptoma të ngjashme me gripin apo COVID-in, kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.

Lexo edhe :  WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Si të mbroheni nga COVID-19, gripi dhe i ftohti:

Lani duart rregullisht dhe në mënyrë të saktë.
Mbani pastër sipërfaqet në shtëpi.
Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë për të mbrojtur veten dhe të tjerët./E.T

Të fundit

“Furçe dhëmbësh dhe këpucë rozë”, Elton Ilirjani rrëfen çfarë kishte çanta e Parashqevisë

Ndërsa rrëfeu takimin mes Parashqevisë dhe djalit të saj, Elton Ilirjani rrëfeu për Top Story dhe një moment tjetër...

PD nis premtimet elektorale/ Do heqim mesataren për universitetet, fituesit sipas meritës

Deputetja e PD Ina Zhupa, njëkohësisht edhe kryetare e komisionit të edukimit ka sjell zotimin e Partisë Demokratike për të hequr ndalimin në bazë mesatare për...

FOTO: Ky është Adriatik Roshi që u dhunua barabarisht nga familja Koçeku në berberhane

Personi që shihni në foto është Adriatik Roshi, 48-vjeçari i cili më 5 janar u dhunua barbarisht në një berberhanë në Tiranë. Si pasojë e...

Narcistët e dhunshëm rriten nga prindër që bëjnë këto 3 gjëra

Si prindërit rrisin fëmijë narcistë. Konkluzionet vijnë nga një studim spanjoll i 591 adoleshentëve. Kërkimet tregojnë se narcistët e dhunshëm rriten nga prindër që: 1- U...

Ulja e çmimit të energjisë elektrike/ Rama: Jemi konsultuar dhe me ekspertë ndërkombëtarë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencë për median në lidhje me çmimin e ri të energjisë elektrike "Ulja e parë e çmimit të energjisë elektrike në këto...

Lajme të tjera

Web TV