5 aromat e shtëpisë që ju ndryshojnë gjendjen dhe humorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aromë e mirë në shtëpi dhe ambientin ku ndërveprojmë çdo ditë, e bën hapësirën më të freskët dhe komode. A e dinit që në mirëqenien tuaj të përgjithshme, fizike apo mendore ka ndikim edhe aroma që keni në shtëpi?

Diçka e butë dhe relaksuese janë aromat që ndikojnë direkt në trurin tuaj, ndërsa ju ndihmojnë që të bëni një gjumë më të qetë dhe të keni më shumë produktivitet nëse keni punë apo projekte për të përfunduar.

#1 Livando për të një gjumë më të qetë

Livandoja është një nga aromat më të njohura që ndikon në gjendjen tuaj fizike dhe mendore. Dihet që një sprucim me këtë aromë në jastëkun e dhomës së gjumit, do ju ndihmojë që të flini më mirë dhe më qetë. Kjo aromë ndihmon në qetësimin e shqisave tuaja dhe krijimin e një ambienti relaksues.

2 Kamomili për një relaks të përgjithshëm

Një tjetër aromë relaksuese është kamomili. Kjo lule përdoret kryesisht në çajra për të ndihmuar në qetësimin e trupit tuaj, por një vaj esencial me cilësi të mirë ka efekte anti-inflamatore që mund të jenë të dobishme për relaksimin e muskujve, lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe atyre menstruale.

3 Rozmarina rrit përqendrimin

Kjo aromë më shumë lidhet me kuzhinat tuaja, por në fakt nëse e përdorni edhe si aromë në shtëpi kjo do t’ju ndihmojë që të përmirësoni fokusin. Nëse doni një aromë që nxit energjinë dhe fokusin, kjo është e duhura.

4 Eukalipti për të pastruar rrugët e frymëmarrjes

Nuk ka ndjesi më shqetësuese se hundët e bllokuara dhe problemet me rrugët e frymëmarrjes. Nëse po kërkoni si të përmirësoni shëndetin tuaj, eukalipti është aroma që ju duhet në shtëpi. Kjo aromë pastron rrugët e frymëmarrjes, sinuset e bllokuara dhe ndihmon në tërësi në një qetësim të gjendjes suaj.

Lexo edhe :  Mos i gënjeni kurë këto shenja të horoskopit, sepse hakmarrja e tyre mund t’iu lëndojë

5 Vanilja për të përmirësuar mirëqenien tuaj

Ndoshta një nga aromat më të zakonshme të përdorura për shtëpinë, vanilja është një opsion i shkëlqyer, sidomos nëse doni të ndiheni rehat dhe të përmirësoni gjendjen tuaj. Aroma e vaniljes ka efekte në përmirësimin e humorit, duke nxitur ndjesitë e relaksit dhe kënaqësisë./K.K

Të fundit

Tragjedi në Kosovë, tre fëmijë humbin jetën pas shembjes së banesës

Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës pasi tre fëmijë kanë humbur jetën. Ata janë zënë poshtë...

Sara Gjordeni rrëfen takimin e Bardhit me familjarët e saj

Sara Gjordeni ka rrëfyer takimin e parë të Bardhit me familjarët e saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi Sara u shpreh se...

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikohet rënie e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë verilindore. Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe të...

Horoskopi ditor, 2 Shkurt 2025

Dashi Ndikimi i favorshëm i yjeve, do të bëjë që të keni dëshirë të madhe për të udhëtuar. Ndonëse problemet e mbartura nuk do të...

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me rezultatin 1 me 0 në...

Lajme të tjera

Web TV