Zelensky: Lufta në Ukrainë është çështja më urgjente ndërkombëtare për Presidentin Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çështja e luftës në Ukrainë është çështja më urgjente ndërkombëtare për presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe ai mund ta ndalojë vërtet Putinin, sipas presidentit Volodymyr Zelensky.

“(Trump) më tha në telefon se ai pret takimin tonë. E di që ai ka prioritetet e tij politike të brendshme, por në planin ndërkombëtar më duket se çështja e Ukrainës është një nga më urgjentet për presidentin Trump”, tha Zelensky për prezantuesin amerikan të podkastit Lex Friedman.

Presidenti ukrainas tha se ai e respekton miliarderin Elon Musk dhe do të donte që ai të ishte në anën e Ukrainës sa më shumë që të jetë e mundur.

“Unë e respektoj atë. Së pari, unë respektoj njerëzit e vetë-bërë, i dua njerëz të tillë. Asgjë nuk ra nga qielli, njeriu bëri gjithçka vetë. Kam punuar edhe vetë, e di se çfarë do të thotë të fitosh para, të zgjedhësh njerëz të talentuar dhe të bësh diçka të rëndësishme për njerëz të caktuar”, ka shtuar Zelensky.

Sipas tij, Koreja e Veriut dërgoi 12,000 ushtarë në luftën kundër Ukrainës, nga të cilët 3,800 janë vrarë ose plagosur deri më sot.

Zelensky vuri në dukje se ky vend mund të dërgojë 30-40,000 ushtarë të tjerë në luftë, ose ndoshta edhe 500,000.

“Mund të sjellin shumë njerëz sepse kanë një urdhër të tillë”, tha presidenti i Ukrainës dhe theksoi se Evropa nuk mund të bëjë të njëjtën gjë./K.K

Të fundit

Frika nga virusi HPMV/Epidemiologu:E pamundur të mos ketë ardhur në Shqipëri ja simptomat

Një virus i ri që po qarkullon në Kinë, ka rritur ndjeshëm frikën tek qytetarët. Por në fakt metapneumovirusi është zbuluar...

Haveli do prodhojë birrë në Tiranë

Nga Ben Andoni Vaclav Havel nuk është më në jetë. Dhe, kuptohet se në ditët tona nuk mund të bëj asgjë që e angazhon atë...

BE: Rruga e re Leskovik-Ersekë përgjysmon kohën e udhëtimit nga 3 orë, në vetëm 90 minuta

Rruga e re Leskovik-Ersekë përgjysmon kohën e udhëtimit nga 3 orë, në vetëm 1 orë e gjysmë. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë theksoi sot...

Lamtumirë , Akademik Prof.Dr. Kopi Kycyku!

“S’më mbetet tjetër përveçse të perifrazoj porositë e njerëzve më të mençur e më të ditur se unë, që botës shqiptare nuk i kanë...

12 vjeçari ndërroi jetë në spital/ QSUT: Ndarja nga jeta e pamundur të parandalohej

QSUT ka reaguar pasi një 12-vjeçar ndërroi jetë në spitalin e Pediatrisë. Familjarët jashtë kamerave akuzuan mjekët se i mituri nuk mori mjekimin e duhur. Ndërsa,...

Lajme të tjera

Web TV