Katastrofë ekologjike në Detin e Zi! Pas fundosjes së dy cisternave ruse të naftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas njoftimeve nga organizata joqeveritare ruse, “Delpha”, e cila është e specializuar në shpëtimin e delfinëve dhe gjitarëve të tjerë detarë, kjo ishte një nga ngjarjet më të fundit të ndotjes mjedisore që ka ndodhur në ngushticën e Kerçit, midis Rusisë dhe gadishullit të Krimesë, të aneksuar nga Moska në vitin 2014.

Dy cisternat, Volgoneft-212 dhe Volgoneft-239, u fundosën gjatë një stuhie, duke shpërndarë më shumë se 9,200 ton naftë në det, nga të cilat rreth 40% mund të kenë përfunduar në ujërat e Detit të Zi.

Sipas raportit të organizatës “Delpha”, deri tani janë regjistruar gjithsej 61 balena të ngordhura, 32 prej të cilave pas datës 15 dhjetor.

“Vdekja e këtyre gjitarëve detarë ka shumë të ngjarë të lidhet me derdhjen e naftës”, theksojnë ata. Pjesa më e madhe e balenave të vdekura janë të mëdhenj, dhe sipas organizatës, shumica e tyre kanë vdekur brenda dhjetë ditëve pas katastrofës.

“Ne po marrim informacione për vdekje të reja pothuajse çdo ditë,” tha një përfaqësues i “Delpha”, duke shtuar se ndotja e ujërave është shumë serioze dhe ka pasur një ndikim të rëndë në jetën e faunës detare.

Përballë kësaj situate alarmante, autoritetet ruse dhe vullnetarët kanë nisur një operacion të gjerë pastrimi, i cili ka përfshirë shpëlarjen e më shumë se 96,000 tonë rërë të kontaminuar nga nafta.

Megjithatë, sipas vlerësimeve të autoriteteve, mund të jenë prekur gjithsej rreth 200,000 ton tokë. Disa ekspertë paralajmërojnë se pasojat e kësaj katastrofe ekologjike mund të jenë afatgjata për ekosistemin detar dhe për jetën e faunës në këtë rajon./K.K

Të fundit

Frika nga virusi HPMV/Epidemiologu:E pamundur të mos ketë ardhur në Shqipëri ja simptomat

Një virus i ri që po qarkullon në Kinë, ka rritur ndjeshëm frikën tek qytetarët. Por në fakt metapneumovirusi është zbuluar...

Haveli do prodhojë birrë në Tiranë

Nga Ben Andoni Vaclav Havel nuk është më në jetë. Dhe, kuptohet se në ditët tona nuk mund të bëj asgjë që e angazhon atë...

BE: Rruga e re Leskovik-Ersekë përgjysmon kohën e udhëtimit nga 3 orë, në vetëm 90 minuta

Rruga e re Leskovik-Ersekë përgjysmon kohën e udhëtimit nga 3 orë, në vetëm 1 orë e gjysmë. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë theksoi sot...

Lamtumirë , Akademik Prof.Dr. Kopi Kycyku!

“S’më mbetet tjetër përveçse të perifrazoj porositë e njerëzve më të mençur e më të ditur se unë, që botës shqiptare nuk i kanë...

12 vjeçari ndërroi jetë në spital/ QSUT: Ndarja nga jeta e pamundur të parandalohej

QSUT ka reaguar pasi një 12-vjeçar ndërroi jetë në spitalin e Pediatrisë. Familjarët jashtë kamerave akuzuan mjekët se i mituri nuk mori mjekimin e duhur. Ndërsa,...

Lajme të tjera

Web TV