Çfarë është virusi HMPV që po përhapet në Kinë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e rasteve me virusin metapneumovirus (HMPV) në Kinë ka ngjallur frikë për përhapjen e këtij virusi edhe në vende të tjera.

Metapneumovirusi njerëzor (HMPV) është virus respirator i cili shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe ftohjen, por ai mund ta rrisë rrezikun apo të shkaktojë më shumë komplikime, si bronkiti apo pneumonia, posaçërisht tek të moshuarit dhe fëmijët e vegjël.

Kjo sëmundje është e së njëjtës familje si virusi respirator sincicial (RSV) dhe është shfaqur që nga viti 2001, kur u identifikua për herë të parë në Holandë.

Ky virus përhapet gjatë sezoneve të ftohta.

Në Kinë është raportuar për rritjen e rasteve më virusin HMPV në javët e fundit.

Qendra kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i ka paralajmëruar qytetarët e vet të kujdesen për higjienën dhe shëndetin.

Ajo gjithashtu ka hedhur poshtë pretendime online se spitalet janë mbushur me pacientë dhe se ka frikë për një pandemi të ngjashme si ajo e COVID-19.

Kush rrezikohet nga HMPV-ja?

Simptomat e HMPV-së janë të ngjashme me ato të gripit apo ftohjes.

Rastet e rënda mund të rezultojnë me bronkit ose pneumoni veçanërisht tek foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me imunitet të dobësuar.

Njerëzit me kushte paraprake të mushkërive, si astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) ose emfizema janë në rrezik më të shtuar për pasoja më të rënda.

Si përhapet?

HMPV-ja ka shumë mundësi të përhapet nga personi i infektuar tek të tjerët përmes kollitjes dhe teshtitjes; kontaktit të ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve, prekja e objekteve ose sipërfaqeve që kanë virusin mbi to dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.

Lexo edhe :  Gjendet i vdekur 48-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

Si të parandalohet përhapja e HMPV-ja?

Për të parandaluar përhapjen dhe për t’i ulur rreziqet e shkaktuara nga patogjenët respiratorë, duhet të ndiqen masa të thjeshta.

Këto masa përfshijnë qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë, ndjekjen e këshillave mjekësore për kujdesin, mbajtjen e maskave në hapësira të mbushura me njerëz ose të ajrosura dobët, mbulimin e kollës dhe teshtitjes me pecetë ose bërryl të përthyer.

Gjithashtu larja e rregullt e duarve, shmangia e prekjes së syve, hundës ose gojës me duar të palara ndihmojnë në parandalimin e këtij virusi.

Aktualisht, nuk ka trajtim specifik ose vaksinë për HMPV dhe kujdesi mjekësor është kryesisht simptomatik dhe virusi zakonisht kalon vetë./K.K

Të fundit

Del FOTO, kush është edukatorja që dhunoi 3-vjeçarin brenda kopshtit privat në Tiranë

Personi që shikoni në foto është edukatorja Rudina Gërdani, e cila ka dhunuar disa herë vogëlushin 3-vjeçar në kopshtin...

Nga Shqipëria largohen qindra bluza të bardha!

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë gjatë dekadave të fundit, fuqia punëtore në shëndetësinë Europiane po...

Situata gripale në vend, Brataj: Po rriten rastet, ja kur duhet t’i drejtoheni spitalit

Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19 mijë raste në javë nga 21 mijë që është...

Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota

Shqipëria po vizitohet çdo vit e më shumë nga turistë nga vendet e Evropës, por edhe nga vendet e Amerikës Latine. Interesi i vizitorëve nga...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë pezullon nga detyra dy efektivë të Rrugores (Emrat)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka urdhëruar pezullimin nga detyra të dy punonjësve të policisë rrugore, pas publikimit të pamjeve...

Lajme të tjera

Web TV