Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31 të lënduar.
Këto kushte ekstreme kanë sjellë anulimin e më shumë se 1700 fluturimeve ndërsa mbi 3200 fluturime janë vonuar në 24 orët e fundit.
Aeroportet më të prekur janë Reagan National (DCA) me 458 fluturime të anuluara, Dulles International (IAD) me 197 fluturime të anuluara dhe Baltimore-Washington International (BWI) me 206 fluturime të anuluara. Po ashtu më 5 janar janë regjistruar 365 aksidente rrugore si pasojë e kushteve të vështira të motit/ S,M