Pas interesit të Trump për të “blerë” Groenlandën,djali i tij pritet të vizitojë ishullin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump Jr po planifikon të vizitojë Groenlandën, dy javë pasi babai i tij përsëriti dëshirën e tij që SHBA të merrte kontrollin e territorit autonom danez. Djali i presidentit të zgjedhur amerikan planifikon të regjistrojë video për një podcast gjatë vizitës private njëditore, raportojnë mediat amerikane.

Donald Trump ringjalli polemika në dhjetor kur tha se “pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute” për sigurinë kombëtare të SHBA.

Ai kishte shprehur më parë interesin për të blerë Groenlandën gjatë mandatit të tij të parë si president, por u kundërshtuar nga udhëheqësit e ishullit në të dyja rastet.

“Ne nuk jemi në shitje dhe nuk do të jemi në shitje. Groenlanda i përket popullit të Groenlandës” tha kryeministri i ishullit, Mute Egede në dhjetor.

Presidenti i zgjedhur Trump konfirmoi udhëtimin e djalit të tij në platformën e tij të mediave sociale Truth Social të hënën. “Ne do ta mbrojmë atë dhe do ta ruajmë atë nga një botë shumë e keqe e jashtme. Bëjeni Grenlandën përsëri të madhe”, shkroi Trump./E.T

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV