Pse u largua realisht, Justin Trudeau?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ky vend meriton kandidatë të vërtetë për zgjedhjet e ardhshme dhe unë e kam kuptuar se nuk mund të jem alternativa më e mirë për t’u zgjedhur, nëse më duhet të përballem me beteja të brendshme,” tha Justin Trudeau në një konferencë shtypi në kryeqytetin Otava.

Trudeau është në krye të Partisë Liberale për rreth njëmbëdhjetë vjet dhe është kryeministër i Kanadasë që nga fundi i vitit 2015. Për shkak të premtimeve elektorale ai konsiderohej nga shumë vetë si fanar shprese.

Kritika në rritje ndaj kryeministrit

Megjithatë kohët e fundit kritikat ndaj Justin Trudeau ishin rritur ndjeshëm. Ndër të tjera shumë vetë e akuzojnë atë se nuk i ka përmbushur premtimet e shumta elektorale, se çmimet janë rritur shumë dhe se në vend ka shumë pak banesa dhe sipërfaqe banimi. Kohët e fundit presioni ndaj kryeministrit është bërë gjithnjë e më intensiv: vlerat e tij në anketa kanë rënë dhe thirrjet për dorëheqjen e tij janë bërë më të forta – madje edhe brenda radhëve të partisë së tij.

Partia e Re Demokratike, me të cilën Liberalët bashkëpunonin, nuk kishte më besim tek ai dhe kishte kërcënuar me mocion mosbesimi. Së fundmi dha dorëheqjen edhe zëvendësja e kryeministrit Trudeau dhe ministrja e financave Chrystia Freeland. Freeland, për të cilën thuhet se ka pretendime për të udhëhequr liberalët, u largua nga qeveria duke e kritikuar kryetarin Trudeau. “Gjatë javëve të fundit, ne nuk kemi rënë dakord për rrugën më të mirë që duhet të ndjekë Kanadaja,” shkruante ajo në letrën e dorëheqjes. Pas dorëheqjes së saj në dhjetor Trudeau zëvendësoi tetë ministra në ekipin e tij qeveritar prej 35 anëtarësh.anderen Ressorts.

Partia Konservatore kryeson në sondazhe

Lexo edhe :  Vendosi ligjin ushtarak, përfundon afati për arrestimin e presidentit të Koresë së Jugut

Zgjedhjet e ardhshme në Kanada duhet të zhvillohen në vjeshtë, por një votë mosbesimi ndaj kryeministrit mund të çojë në zgjedhje të parakohshme. Në sondazhe kryeson tani Partia Konservatore e udhëhequr nga Pierre Poilievre, e cila mund të fitojë rreth 40 për qind të votave, ndërsa liberalët e Trudeau mund të fitojnë vetëm rreth 20 për qind. Poilievre, i cili shpesh vepron në mënyrë populiste, ka njoftuar ndër të tjera se nëse fiton zgjedhjet dëshiron të ndërtojë më shumë shtëpi./K.K

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV