Telefonatat në celularin e Ramazan Matajt zbuluan fqinjët, 29-vjeçari bashkëpunoi me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ra në gjurmët e autorëve përmes zbërthimit të telefonit të viktimës, Ramazan Mataj.

Ishin telefonatat në celular që ndihmuan zbardhjen e vrasjes në Postribë të Shkodrës, të ndodhur të dielën.

Dy vëllezërit bashkë me babanë kanë rënë në prangat e policisë, sipas gazetarit të Top Channel, Klodian Zhivani, ndërsa është ndaluar edhe një i afërm i tyre, i cili ka qenë bashkëpunëtor.

Pista kryesore e vrasjes së 33-vjeçarit është një konflikt personal mes viktimës dhe njëri prej djemve.

Arjon Hasaj 29 vjeç dyshohet si autori kryesor që qëlloi mbi Matajn, ndërsa babai Rrustem Hasaj 59 vjeç dhe vëllai Klinsmani 20 vjeç e ndihmuan.

33-vjeçari Ramazan Mataj u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij tip “Benz” dhe më pas u gjet nga kalimtarët e rastit, banorë të fshatit Dragoç të dielën.

Autorët dyshohet se e kanë ruajtur Matajn gjatë natës dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshatit e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Ishin banorët që panë 33-vjeçarin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë.

Sipas informacioneve, ai ka qëndruar në Belgjikë, aty ku aktualisht ndodhet edhe vëllai dhe prej një viti ishte kthyer në Shqipëri.

Mataj ka bërë punë ditore në ndërtim në Mal të Zi dhe nuk rezulton të ketë precedent penalë./K.K

Të fundit

Hapet gara për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”

Çelet gara për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”. Faza e parakualifikimit përfundon më 24 janar (30 ditë), ndërsa faza...

Protestojnë shoferët e Urgjencës në Spitalin e Durrësit: Na është ulur paga

Shoferët e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Durrësit kanë zhvilluar një protestë mesditën e sotme për shkak të kushteve të punës dhe uljes së...

Kontrolli teknik i mjeteve, 31% ngelën në testim gjatë 2024-ës, katër arsye pse

Të paktën 31 për qind e mjeteve që kanë kryer kontroll teknik gjatë vitit të shkuar kanë ngelur në testim. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë...

Shakatë bëhen serioze, shfaqet emërtimi “Mexican America”, BE xhindoset me Trump

Shakatë po dalin jashtë kontrollit mes liderëve të vendeve të Amerikës Veriore. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, u fut në garën e riemërtimeve duke...

Dorëheqja e Enver Hoxhës në 1954/ Boriçi: E detyroi Hrushovi! Moska e akuzonte për…

Enver Hoxha u detyrua të japë dorëheqje si kryeministër i Shqipërisë në vitin 1954, ndërkohë që iu tërhoq vërejtje se kishte keqmenaxhuar fondet që Bashkimi...

Lajme të tjera

Web TV