Ilir Meta mbeti jetim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi 

Andej nga përtej lagjes së Brrakës  sot nisi të përhapej lajmi që në mëngjes se ‘një i burgosur është paraqitur në sportelin e takimeve, por askush nuk i erdhi’.

Kurrë nuk ka ndodhur kjo më parë. Vetë Ilir Meta, ish-president i Republikës, tani banor i Burgut 313, e mohoi lajmin duke shkruar se ‘nuk është e vërtetë, nuk kam dalë ende, do të dal në ora 10.00 ‘

As në ora 10.00 nuk u duk njeri te porta.

Megjithëse tani Ilir Meta nuk ka as portë. Nuk quhen porta hyrja dhe dalja e tunelit. Djaloshi nga Skrapari tani ruhet si hipopotami në Afrikë, kafsha e egër që sulmon edhe luanët. Kur ishte mbi tunel, Ilir Meta pat deklaruar se ‘i bie të fortit’, bash si hipopotami. Sot, për shkak të rreziqeve që paraqet, u detyrua të bëjë rrugën në tunel nga burgu për në SPAK.

Por prapë nuk mund të thuash se ka një derë. Ndryshe dikush do ta kishte parë, aq më tepër pse qindra sy ishin shqyer drejt tij. Vetë sytë e Saliut, në radhë të parë. Dje Saliu u shfaq në SPAK bashkë me nja njëzet militantë shqyes. Budallenjtë nuk kuptuan se shefi i tyre nuk kishte mendje politike as mendje për ta, ai po hulumtonte ku ndodhet tuneli.

Sigurisht as te Meta nuk kishte pikë mendjeje. Ish presidenti ka të vetmin avantazh që e provoi tunelin para Sali Berishës.

As Monika, gruaja e pathyeshme, nuk pyeti nëse ka apo nuk ka Metë.

Gjithë dita sot, një ditë si tavan plumbi ku varej shiu pa shi, dha sinjalet e ‘të burgosurit jetim’.

Djali pa askënd. Gjithçka pa një gjë: Shiu pa shi; Saliu pa interes politik por vetëm tunelik; burgu pa derë; tuneli pa dalje; Monika pa burrë dhe Iliri pa grua…, pa babë e pa nënë.

Më parë i kishte thënë vetes se gjithë jetën do të pinte dy nëna.

Ishte një kohë e begatë kur vërtet ‘pinte’ dy nëna:

Lexo edhe :  Pika zero e Revolucionit!

Sa Monikën aq edhe Fatimen. Jo me ndonjë të keq pezhorativ, por vërtet. Presidenti dilte nga zyra- një godinë me dy nëna, fillimisht Rusia e pastaj Kina. Me makina të rënda i drejtohej dy shtëpive, fillimisht në Bllok e pastaj në Kodra e Diellit nga iu ngulit edhe asosacioni ‘Kodra e Kuqe e Vojos’. Edhe po nuk ishte Monika, me patjetër ndodhej Fatimja si zonjë madhe e shtëpisë që i mëkonte Ilirit edhe qumësht blete.

Deri te nënat fizike kishte bërë rrugë të gjatë bashkë me dy nënat virtuale. Që djalosh mjekër padirsur mori në dorë politikë në dy parti: Njëra PS dhe tjetra PD. Mes tyre që atëherë ndërtoi një tunel virtual: Nga PS merrte e çonte informacione fshehur për Berishën. Derisa burgosën Fatos Nanon dhe morën pushtetin në vitin 2005.

Sot nuk kishte asnjërën nga të dyja.

As popullin e 2 Marsit nuk  e ka më; as shqiponjën me dy krerë që valëviste nëpër duar mes bulevardit. Popullin e PD ia kishte huajtur Saliu, ndërsa titullin ‘2 marsi’ i Kuvendit të Lezhës ia kishte gjetur vetë si sinjal se Lezhën po e gllabëronte bashkë me Monikën. Tani u ndanë me gjithsej.

Asnjë sorrë nuk u duk andej nga gryka e tunelit.

As dronët në Malin me Gropa nuk u ulën. Të paktën të ishin ata, edhe aq larg, mjafton që ‘dëshmori i Amerikës’ të thërriste për therrorizëm.

As vetë Partia e Lirisë nuk u duk gjëkundi. Të paktën njëri ose njëra prej tyre të kishte dalë për trenin ‘në grykën e tunelit’. Por nuk ishte tren, ishte vetëm një i burgosur që tani nuk u duhet më. Vetëm një tip, me mbiemrin Blush, vërtitet rreth lëmit ku digjen shanse dhe mjekra.

I burgosuri ka mbetur vetëm.

Për të qarë me llahinga.

Dy vizitorë të përhershëm në SPAK do të kthehen shpesh në skenën e krimit: Monika e Saliu. Saliu nuk vjen për Metën, nuk vjen as për politikë; Saliu vjen për të parë tunelin nga ku hyn e del Meta.

Domethënë Saliu nesër./K.B

Të fundit

Tregu i punës në tranzicion/ Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie

Teksa agjencitë punësimit po sjellin rregullisht punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve në disa...

Zjarri i ri shpërthen në Hollywood Hills/ Kërcënohen monumentet, kaosi përfshin LA

Një zjarr ka shpërthyer në Hollywood Hills, duke bërë që shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të LA, Kristin Crowley të largohet papritur nga një...

Gjendet një thesar në një kishë gotike në Gjermani/ I fshehur 400 vite më parë

Restauruesit e një kishe gotike në Gjermani zbuluan një thesar të fshehur në këmbën e zbrazët të një statuje kishe që ishte humbur pothuajse...

Presidenti Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale të emergjencës për zjarret e Kalifornisë, që do të mundësojë fonde dhe burime për të...

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025, Shqipëria në vendin e 43-të

Poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë pa viza në 123 vende të botës. Shqipëria renditet në vend e 43-të, në botë sipas Indeksit të...

Lajme të tjera

Web TV