Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzën e dytë të ngritur nga Gjykata Speciale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Kosovës për krime lufte, me seli në Hagë, njoftoi të martën se ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi pafajësinë lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë, të ngritura muajin e kaluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në një njoftim të Gjykatës thuhet se zoti Thaçi e dorëzoi me shkrim deklaratën e tij. Në dy seanca mbi ecurinë e çështjes ndaj tij, zoti Thaçi nuk pranoi të deklarohej për aktakuzat e ngritura ndaj tij.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në fillim të dhjetorit njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt e Fadil Fazliut, për përpjekje për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës, si dhe për ish ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, për mosbindje ndaj gjykatës.

  • foto galeri

Sipas aktakuzës “mes të paktën 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të veçanta, zoti Thaçi u ka ofruar zotit Smakaj, zotit Kilaj, zotit Fazliu dhe zotit Kuçi informacione të besueshme për zyrën e prokurorit, dëshmitarët, i udhëzoi ata që të ndikojnë në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u ofroi hollësi si ta bëjnë këtë”.

Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi kanë deklaruar pafajësinë lidhur me akuzat ku pretendohet se zoti Thaçi “bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me tre të akuzuarit tjerë si dhe me zotin Kuçi, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve”.

Në një paraqitje para Gjykatës muajin e kaluar, zoti Thaçi theksoi se “nuk është pengesë dhe as nuk paraqet rrezik për askënd në Kosovë në kuptimin politik”, ndërsa bëri thirrje për siç tha, domosdoshmërinë e “respektimit të ligjeve të Kosovës” nga Gjykata e Posaçme.

Lexo edhe :  Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025, Shqipëria në vendin e 43-të

Ai tashmë po përballet me dy procese gjyqësore, përfshirë edhe atë nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që filloi në prill të vitit 2023./k.b

Të fundit

Indeksi/ Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon

Nga 141 qytete europiane, Tirana u rendit në vendin e 92 për kostot e larta të jetesës sipas indeksit...

Përse Donald Trump interesohet për Groenlandën?

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump që pas fitores në zgjedhje ka përsëritur deklaratat, se Groenlanda duhet të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Groenlanda është...

“Ngrin” euro, paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme

Sot, më 9 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.9 lekë dhe shitet 95.8 lekë. Euro sot blihet me 97.7 lekë, ndërsa...

Media kolumbiane/ Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri

Turizmi ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm në vitet e fundit, kryesisht për shkak të ndikimit të rrjeteve sociale dhe ekspertëve të udhëtimeve –...

Rama poston pamjet/ Transformim epokal në sektorin e energjisë që nga 2013

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje të ndryshimit që ka pësuar vendi në sektorin e energjisë, që nga viti...

Lajme të tjera

Web TV