Publikohen pamjet nga dhuna ndaj biznesmenit Adriatik Roshi (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është publikuar videoja e dhunimit të 48-vjeçarit Adriatik Roshi, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Dy ditë më parë, Adriatik Roshi, është sulmuar nga disa persona pranë zonës së ish-sheshit Shqiponja, teksa priste radhën në berberhane.

 

Tre persona të maskuar janë futur në ambientet e biznesit dhe e kanë goditur brutalisht me sende të forta. 48-vjeçari ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.

Policia ka arrestuar Gani Koçekun dhe Ledio Tushën, ndërsa ka shpallur në kërkim Ronald Koçekun, Luçiano Koçekun, Dino Koçekun dhe Gëzim Koçekun.

Organizatori i dyshuar i këtij konflikti është biznesmeni Luçiano Koçeku, i njohur edhe me emrin Tur Koçeku.

Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu, dy automjete dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë ngjarjes.

Një shishe shampanjë, dyshohet të ketë qenë zanafilla e sherrit në resortin luksoz në gusht të vitit të shkuar, ku Adriatik Roshi dyshohet të jetë konfliktuar dhunshëm me Tur Koçekun, pamje që u bënë virale në rrjetet sociale.

Në reagimet zyrtare që bëri policia në atë kohë, nuk përmendet emri i Adriatik Roshit, pasi disa persona nuk arritën të identifikoheshin, por ngjarja e ndodhur më 5 janar në Tiranë dyshohet të jetë një shenjë hakmarrje për konfliktin në Palasë.

Çfarë ndodhi në Palasë?

Në mbrëmjen e 25 gushtit në Clubin Sin në Palasë, ku po këndonte këngëtari grek Kostandinos Argios, shtetasit Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo, dhe Klajdi Cerri janë konfliktuar fizikisht me shtetasin Luçiano Koçeku, i njohur si Tur Koçeku, i cili nga goditjet ka humbur ndjenjat.

Gjatë konfliktit shihet shtetasi Fatbardh Aliaj, i cili tenton të largojë agresorët, por dhunohet nga të rinjtë me grushte dhe shkelma.

Lexo edhe :  U sekuestrohen 8 milionë euro pasuri dy personave nga Berati

Ndërkohë që miku i tij, Luçiano (Artur) Koçeku dergjet në tokë dhe ndihmohet nga disa persona duke i hedhur ujë.

Arsyeja e konfiktit ishte banale, pasi u lagën nga hapja e një shisheje shampanje dhe më pas ndodhi sherri masiv./e.t

Të fundit

“Zgjedhjet shtyhen në tetor. E kam të sigurt!”/ Ndoka zbulon letrën e SHBA për Ramën

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, është shprehur se qeveria e SHBA-ve ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për...

Mario Mitaj bind drejtuesit, Al-Ittihad do të blejë kartonin e anësorit shqiptar

Mario Mitaj i ka bindur të gjithë në Arabi. Mbrojtësi i Kombëtares me paraqitjet e tij ndeshje pas ndeshje, ka bërë që klubi i...

Mistere të pazbuluara, vendet më të fshehura të planetit

Ndërsa shkencëtarët dhe eksploruesit kanë arritur të zbulojnë dhe dokumentojnë shumë nga misteret e Tokës, ende ka pjesë të planetit që mbeten të fshehura...

Stuhia ‘Eowyn’ godet Britaninë, banorët pa energji elektrike, anulohen 1 mijë fluturime

Më shumë se 1,000 fluturime janë anuluar dhe një numër rrugësh kryesore janë mbyllur, pasi miliona njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë u...

Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak, ja sasia që duhet të konsumoni

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund t’a bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm. Ka shumë variacione djathi të cilat...

Lajme të tjera

Web TV