Ndërron jetë në spital 12-vjeçari, pësoi tension të lartë dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

12 vjeçari u dërgua me urgjencë nga spitali i Korçës.

Mësohet se i mituri është nga fshati Pocestë ndërsa ishte nxënës në klasën e 7-të të shkollës në fshatin Vashtëmi. Sa i përket rrethanave, burime nga policia bëjnë me dije se i mituri është dërguar në urgjencën e Korçës me tension të lartë, ndërsa pas kontrollit është nisur menjëherë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Mësohet se ka qenë shkolla e fshatit Vashtëmi që ka njoftuar edhe ngjarjen e rëndë ndërsa nga burimet mësohet se i mituri është shtruar dy herë në spital për shkak të problemeve shëndetësore që mund të lidhen me zemrën dhe diabetin.

Për shkak të moshës së re dhe rrethanave të vdekjes së papritur, policia ka nisur mëngjesin e sotëm hetimet lidhur me rastin për të zbuluar shkaqet e vdekjes së të miturit. Kanë qenë familjarët ata që kanë deklaruar para uniformave blu që djali i tyre ka pësuar tension të lartë dhe që ka patur herë pas here probleme shëndetësore.

 

 

Pritet në vijim të kryhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Sipas të dhënave nga spitali rajonal i Korçës 12 vjeçari ka shkuar në spital rreth 10 ditë më parë me simptoma gripi dhe pasi është mbajtur nën kujdesin e mjekëve gjendja e tij është përmirësuar dhe ka dalë nga spitali në datën 31 dhjetor.

Më pas ai është shoqëruar përsëri nga familjarët në spital pasi kishte të vjella  dhe nga analizat ka rezultuar se kishte gliceminë e rritur ndaj dje në mëngjes është dërguar drejt Tiranës, ndërsa mbrëmjen e kaluar ka pësuar arrest kardiak./K.K

Të fundit

Toka shqiptare ideale për kanabis, ekspertët: 40% e fondit bujqësor, e përshtatshme

Shqipëria ka tokat më ideale për të kultivuar kanabisin. Rreth 40% e fondit bujqësor të tokave në vend mund...

Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Eardhmja jonë është në rrezik

Familjet afgane që strehohen në Shëngjin të Lezhës nuk do mund të vazhdojnë rrugëtimin drejt Shteteve të Bashkuara. Dekreti i Trump nuk është pritur mirë nga...

Arabia Saudite do të përdorë robotë për ndërhyrjet kardiologjike

Spitali Specialist dhe Qendra Kërkimore “Mbreti Faisal” në Riad kryen me sukses një implantim robotik të pompës artificiale të zemrës “HeartMate 3” të kompanisë...

Emigrantët të lidhur me zinxhirë/Amerika nis me dëbimet e para, Trump: Premtim i mbajtur!

Të lidhur nga duart me zinxhirë dhe në një avion ushtarak. Kështu ka nisur fushata agresive e presidentit amerikan, Donald Trump, për dëbimin e...

“Zgjedhjet shtyhen në tetor. E kam të sigurt!”/ Ndoka zbulon letrën e SHBA për Ramën

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, është shprehur se qeveria e SHBA-ve ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për shtyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri...

Lajme të tjera

Web TV