Indeksi/ Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 141 qytete europiane, Tirana u rendit në vendin e 92 për kostot e larta të jetesës sipas indeksit të publikuar në këtë fillimvit nga “Numbeo”, një databazë globale që mat kostot së jetesës kudo në botë.

Sipas indeksit që i takon janarit 2025, Tirana është kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon, duke lënë pas Serbinë, Shkupin, Sarajevën, Podgoricën, madje edhe Sofjen, Bukureshtin, Budapestin etj.

Indeksi i kostove të jetesës llogaritet si përqindje e kostos së Nju Jorkut. P.sh. kostot e jetesës në Tiranë janë sa 41.9% e NY. Në Beograd kostot e jetesës janë sa 39.4% e Nju Jorkut, në Podgoricë sa 35%, në Sarajevë 33.5%, në Shkup 31.7% dhe Prishtinë sa 25.3%

Indeksi i kostos së jetesës merr në konsideratë kostot e qirasë, shpenzimet e tjera mujore pa qiranë, indeksin e produkteve ushqimore, çmimet e restorantit dhe indeksin lokal të fuqisë blerëse.

Kostoja e lartë e jetesës në Tiranë ndikohet më së shumti nga çmimet e produkteve ushqimore. Sipas “Numbeo”, më 2025 indeksi i çmimeve të produkteve ushqimore shënoi 42.5%, çka do të thotë se një banor i Tiranës shpenzon në muaj sa 42.5% e një banori në Nju Jork.

Kosto e ushqimeve ka një peshë të lartë në koston e jetesës në Tiranë, pasi ndryshe nga vendet e e tjera të Europës, shqiptarët çojnë më shumë se 43% të të ardhurave mujore për blerjen e ushqimeve.

Teksa Shqipëria ka rrogat më të ulëta në Rajon mesatarisht (30% më të ulëta) me të dhëna zyrtare, nga ana tjetër ka çmime më të larta të produkteve ushqimore.

Në anën tjetër, Shqipëria ka më të lirë indeksin e qirasë. Shpenzimet e një banori në Tiranë janë sa 13.6% e një qytetari në Nju Jork.

Lexo edhe :  ”Bild”: Shqipëria, në krye të destinacioneve për vitin 2025

Kostot e larta të jetesës në Tiranë në njërën anë kanë si shkak çmimet e larta dhe nga ana tjetër, të ardhura të ulëta për të përballuar blerjen e mallrave e shërbimeve.

Tirana bashkë me qytetin e Ukrainës, Dnipro u renditën më dobët nga të gjitha qytetet e tjera të Europës për indeksin lokal të fuqisë blerëse.

Në Tiranë fuqia blerëse është sa 43.1% e mesatares së Nju Jorkut, ndërkohë që gjysma e qyteteve europiane kanë fuqi blerëse mbi mesataren e NY. Ndërkohë në Sarajevë, fuqia blerëse është sa 63.1% e NY, në Podgoricë është sa 62.4%, në Shkup 59.8%, Beograd 57.7% dhe në Prishtinë 56.9%

Tirana gjithashtu është më e shtrenjta në Rajon pas Serbisë për çmimet në restorante. Çmimet në Tiranë janë sa 39.6% e mesatares se NY, ndërsa në Beograd 40.9%, në Podgoricë 34.8%, në Sarajevë 25.1% dhe në Shkup 26.6%.

Prishtina është më e lira me restorante që kanë çmime sa 21.8% e mesatares së Nju Jork./ Revista Monitor

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV