Shakatë bëhen serioze, shfaqet emërtimi “Mexican America”, BE xhindoset me Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shakatë po dalin jashtë kontrollit mes liderëve të vendeve të Amerikës Veriore. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, u fut në garën e riemërtimeve duke risjellë në vëmendje dhe një hartë të vitit 1607 të atij kontinenti. Ajo sugjeroi që Amerika e Veriut, përfshirë Shtetet e Bashkuara, mund të riemërtohej “Amerika Meksikane”, një emër historik i përdorur në një hartë të hershme të rajonit, duke iu përgjigjur kështu paralajmërimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për të riemërtuar Gjirin e Meksikës si “Gjiri i Amerikës”.

“Kombet e Bashkuara njohin emërtimin Gjiri i Meksikës, por pse ne nuk e quajmë këtë Amerika Meksikane? Duke mirë, apo jo? Kushtetuta e Apatzingan e quajti atë Amerika Meksikane që nga viti 1607. Pra Le ta quajmë Amerika Meksikane. Gjiri i Meksikës është emërtuar që nga viti 1607 dhe është gjithashtu i njohur ndërkombëtarisht”, tha Claudia Sheinbaum, Presidente e Meksikës.

Presidentja, e cila është përplasur me Trump në javët e fundit, përdori konferencën e saj të përditshme për shtyp për të dhënë një mësim historie, të rrethuar nga harta të vjetra. Gjithashtu hodhi poshtë pretendimin e presidentit të zgjedhur amerikan se Meksika po drejtohet nga kartelet e drogës. Trump trazoi mbarë botën duke kërkuar jo vetëm riemërtimin e Gjirit të Meksikës, por marrjen nën kontroll të Kanalit të Panamasë dhe Groenlandës, si dhe sugjeroi aneksimin e mundshëm të Kanadasë.

Këto pretendime territoriale janë komentuar me shqetësim në Europë. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se partnerët e Trump në Bashkimin Europian nuk i kuptojnë deklaratat e tij për Groenlandën dhe Kanadanë. Ministri i jashtëm i Francës përdori një ton më të ashpër duke nënvizuar se BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e vendeve anëtare, duke iu referuar Danimarkës, pasi Groenlanda është pjesë e territorit të saj. “Sovraniteti i shteteve duhet të respektohet”, ishte komenti zyrtar që erdhi nga Komisioni Europian. /E.T

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV