Shpenzime luksi për Kuvendin, paga dhe shpërblime rekord për deputetët në 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë vitit të shkuar, për paga dhe shpërblime, 140 deputet shqiptarë kanë përfituar gati 5 milionë euro. Shpenzimet për 140 përfaqësuesit e popullit në Kuvend janë zgjeruar ndjeshëm që nga gjysma e dytë e vitit 2023, kur këta të fundit rritën pagat e tyre. Në muajin e fundit të vitit, Kuvendi raporton se paga i është dhënë edhe Sali Berishës i cili nuk merrte rrogën pasi qëndronte prej muajsh në “arrest shtëpie”.

Gati 5 milionë euro! Kaq para kanë përfituar 140 deputet gjatë vitit të shkuar. Të dhënat nga Kuvendi tregojnë se vetëm për paga, për ligjvënësit shqiptarë janë shpenzuar më shumë se 261 milionë lekë apo rreth 2.6 milionë euro. Shtatori, pasuar nga tetori, nëntori e dhjetori rezultojnë muajt me shpenzimet më të larta për rrogat e “përfaqësuesve të popullit”.

Në muajin e fundit të vitit, Kuvendi raporton se paga i është dhënë edhe Sali Berishës i cili nuk merrte rrogën pasi qëndronte prej muajsh në “arrest shtëpie”

Ndërkohë për udhëtime brenda e jashtë vendit, pjesëmarrje në komisionet parlamente apo rimbursim të telefonit e pagesave të fjetjes në hotele, deputet shqiptarë kanë përfituar më shumë se 223 milionë lekë apo rreth 2.3 milionë euro. Në linjë me rrogat, edhe shpërblimet më të mëdha janë dhënë në muajt e fundit të vitit.

Të dhënat nga Kuvendi tregojnë se shpenzimet për pagat përbëjnë 54 për qind të totalit të arave të paguara për 140 ligjvënësist shqiptarë gjatë vitit të shkuar, ndërsa pjesa tjetër janë shpërblime dhe rimbursime.

Në drejtim të honorarëve, udhëtimet brenda dhe jashtë vendit përbëjnë pjesën më të madhe të shpenzimeve me 24 për qind, ndjekur nga shpërblimet për pjesëmarrje në komisione, telefoni, qiratë dhe hotelet.

Lexo edhe :  Nga data 1 shkurt ulet çmimi i energjisë, ja cilat kategori do të prekë ky vendim

Shpenzimet për 140 përfaqësuesit e popullit në Kuvend janë zgjeruar ndjeshëm që nga gjysma e dytë e vitit 2023. Deputetët e majtë dhe të djathtë i bashkuan votat për të votuar projektligjin që rrit pagat për pozitën e presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe punonjësve të administratës publike.

Çmenduri! Për paga dhe shpërblime, gjatë vitit të

Të fundit

Vajza ngriti ‘në këmbë’ policinë/ Zbardhen detajet nga ngjarja në Astir

Detaje nga ngjarja e djeshme në “Astir” Në total kanë qenë 6 persona, 3 vajza dhe 3 djem të cilët...

Zgjedhjet/ “Patronazhim” për diasporën, PS përqendrohet në Greqi dhe Itali

Kryeministri Edi Rama mblodhi dje drejtuesit politik për zgjedhjet e ardhshme, duke u kërkuar me ngulm që të synojnë votën e emigrantëve, veçanërisht aty...

VIP-at shqiptarë të panginjur: Hanë bukë qyl në Big Brother

Nga Leonard Veizi Më ka gjet taksirati që të shkruaj nga një artikull propagandistik e promovues për Big Brother-in sa herë ai nis në Shqipëri....

PD rikthehet sot në protestë para Bashkisë së Tiranës

Këtë të premte, opozita do rikthehet të protestojë para Bashkisë së Tiranës. Lajmi është dhënë nga drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, përmes...

Humbja e PD-së në zgjedhje?/ Berisha nuk dorëhiqet

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, la të kuptohej se cilido të jetë rezultati i zgjedhjeve të 11 majit nuk do të dorëhiqet. Ai u...

Lajme të tjera

Web TV