“Virusi i ri helm i hedhur nga dora e njeriut”/Cako paralajmëron luftë bërthamore në 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konspiracionisti Alfred Cako komenton lajmet që vijnë nga Kina për virusin e ri që po qarkullon.

I ftuar në një emision televziziv, Cakos është i bindur se e gjitha kjo është një agjendë e mirë-menduar që përkon në dy objektivë, kontrollin dhe depopullimin e globit.

Konspiracionti shprehet se viruset nuk ekzistojnë, madje ai shton më tej duke thënë se njëjtë si Covid-19 edhe ky virusi i ri që po përhapet në Kinë është helm i përhapur nga dora e njeriut.

“Ne një herë e kemi parashikuar në agjendën e 2023, e kemi parashikuar që objektivi kryesor janë dy; kontrolli dhe depopullimin. Për të realizuar këto duhet bota të kalojë në kaos, vrasje nëpërmjet luftërave, në vdekje nëpërmjet urive që shkaktojnë pasojat e luftës dhe nëpërmjet klandemive, jo pandemive.

Prandaj edhe virusi që e quajnë Covid-19 nuk ka qenë një virus. Nuk ka asnjë virus të zbuluar nëpërmjet mikroskopëve më të fuqishëm. Sot shkencëtarët nuk ka mundur ende të shpjegojë ekzistencën e një virusi.

Virusi në kuptimin që i kanë dhënë këto të OBSH-së, këto mashtruesit dhe që më pas dalin këto budallenjtë tanë dhe flasin nga ministrja e shëndetësisë, kryeministri dhe deri të Biden janë të gjithë mashtrues.

Fjala virus do të thotë një formë infeksioni që përhapet nëpërmjet rrugëve respiratorë. Kjo nuk ekziston, ju e mbani mend gjatë kohës së pandemisë ajo nuk hapet. Ajo ishte një lloj helmimi i hedhur me avion gjatë kohës së karantinimit. Kjo sepse ata gjithë natën hidhnin helme. Helmet përhapeshin edhe nëpërmjet ujit, me të cilin gatuhej.

Edhe ky virusi i ri nuk është virus, por një helmim. Unë ju them njerëzve ngrini kokën nëpër ditët e kthjellëta dhe shikoni me atë çfarë po ndodhë. Me përjashtim të korrikut dhe gushtit avionët kanë helmuar qiellin.

Njerëzit janë të sëmur nga sëmundje të ndryshme, nga probleme me stomak, dhe shpretkën e mëlçinë dhe zorrët sepse këta vazhdimisht kanë hedhur helme të rënda dhe metale të cilët ne nuk i kuptojmë dhe i marrim me anë të frymëmarrjes”, shprehet Cako.

LUFTË BËRTHAMORE NË 2025!

Konspiracionisti Alfred Cako, i ftuar në podcast-in “Të Pashoq”, ka paralajmëruar luftëra të mëdha në vitin 2025.

Sipas Cakos, përveç dy fronteve të hapura në Europë, në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme në Gaza, një front i tretë do të hapet dhe në Azi, pikërisht në Tajvan.

Konspiracionisti shkon më tej, duke paralajmëruar edhe përdorminin e armëve bërthamore, që sipas tij do të sjellin deri në 3 miliardë vdekje.

Lexo edhe :  Eurocontrol ul tarifat aereoportuale për Rinasin dhe Kukësin

“Unë nuk jam profet, unë analiza bëjë nisur nga planet e tyre dhe nisur nga ajo tabela e shahut që si janë gurtët sot të vendosur në tabelën e madhe të shahut. Tabelën botërore, evropiane e aziatike dhe në Lindjen e Mesme, që janë tre vatrat kryesore të tensionit. Dy janë të hapura një është në prag. Në prag është në Azi është tensioni mes dy blloqeve Perëndimi që mbron Tajvanin sidomos SHBA, Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut.

Nga ana tjetër forcat më të spikatura në Azi janë Kina, Koreja e Veriut dhe Rusia. Në këtë pjesë të botës n.q.s do të shpërthej lufta unë parashikojë që do të ketë vdekje t mëdha dhe goditje me armë të shkatërrimit në masë. Ndoshta me armë bërthamore ku mund të vriten 2-3 miliardë banorë. Varet pozicionimi i Indisë që është një shtet i fuqishëm në atë zonë. Një shtet i barabartë me kinën për nga numri i popullsisë dhe territori. Por nga ana tjetër, ndodhet dhe Pakistani që në rast që India zgjedh që është fuqi bërthamore që përdoret nga perëndimi, mund të mbajë anën e Rusisë”, shprehet Cako.

RRËZIMET DHE DEFEKTET ME AVIONËT

Disa tragjedi ajrore dhe aksidente kanë ndodhur kohët e fundit në Korenë e Jugut dhe Azerbajxhan. Por çfarë po ndodh me aksidentet ajrore në rritje, a po kthehet fluturimi në një formë të pasigurt transporti?

Konspiracionisti Alfred Cako, i ftuar në “Të Pashoq”, ka treguar pse po regjistrohen aksidente dhe incidente me avionët?

Çfarë po ndodh me avionët?

Alfred Cako: Axhenda 2030, që është shtylla e gjithë rendit të ri botëror që këta duan të krijojnë, që ne konspiracionët e kemi deklaruar më përpara. Kjo ka ndodhur sepse këta e kanë programuar që nuk do të ketë më udhëtime me avion për qejf. Edhe ata që do të ngelen gjallë, do të jenë shumë të pakta udhëtimet me avion dhe do marrësh leje nga qeveria botërore se përse po lëviz në Kanada. Pra udhëtimet do behën të pakta.

Për të futur këtë lloj kulture që njerëzit të heqin dorë nga këto udhëtime, ata bëjnë këto lloj aksidentesh madje do të ketë edhe shumë aksidente të tjera me avion. Organizohen aksidente të rënda me avion që njerëzit të humbasin besimin dhe të heqin dorë nga këto udhëtime për të lëvizur në çdo rast./     S,M

Të fundit

Dritan Rexhepi në gjykatë/Bosi i drogës para togave të zeza,i komunikohet masa dhe akuzat

Dritan Rexhepi, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Turqia, do të njihet me masën e sigurisë...

Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Eduard Zaloshnja Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi se, me pjesëmarrjen për herë të parë në zgjedhje edhe të emigrantëve, PS-ja e vetme...

Sot dita e fundit e ‘vjeshtës’, temperaturat e ulëta do të ‘pushtojnë’ vendin

Meteorologia Tanja Porja është shprehur se dita e sotme do të jetë dita e fundit me temperatura kaq të larta, si ato tipike të...

Protesta kundër një qeverie të mundshme të FPÖ-së

Në Austri partia e ekstremit të djathtë FPÖ dhe partia konservatore ÖPV kanë vendosur fillimin e bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës. Rezultati i...

Khloé Kardashian dhe Scott Disick sqarojnë raportin e tyre

Khloé Kardashian dhe ish-burri i motrës së saj, Scott Disick kanë një raport të veçantë. Ata u njohën në vitin 2006 kur Scott ishte...

Lajme të tjera

Web TV