Përpjekjet e Berishës për të vënë “në provë” Belind Këlliçin dhe të tjerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Nuk është hall i lehtë të kesh të parin e shtëpisë të çmendur. E vetmja mënyrë që ta përballosh është të bësh sikur janë të gjithë të çmendur, derisa ta përcjellin. Pastaj ka vend për të gjithë.

Sali Berisha është shqetësuar nga editoriali im i një dite më parë, që marr në mbrojtje Belind Këlliçin lidhur me akuzat për të cilat SPAK e ka thirrur në të njëjtën ditë që thirri dhe Erion Veliajn.

Është shqetësuar pasi ai nuk pranon dot që kultura e tij e baltosjes ia ka bërë të lehtë SPAK-ut të thërrasë kë politikan të ketë dëshirë, pas gjithë kësaj idiome publike të politikanëve shqiptarë, dhe të fillojë të gërmojë në jetën e tyre duke pasur mbështetjen e opinionit publik, i cili është bombarduar tashmë me idenë që çdo politikan është hajdut. Falë shkollës politike të Sali Berishës.

Duke qenë se e njoh Sali Berishën më mirë se ai e njeh veten dhe duke njohur teknologjinë e tij të përdorimit të vartësve, jo vetëm që e di mirë se çfarë ndodh me të në raste të tilla, por në një farë mënyre edhe ia diktoj të bëjë ato që unë kam dëshirë që ai të bëjë në rrugën e tij drejt humbjes.

Prisja që dje të thërriste Belind Këlliçin dhe ta nxirrte në konferencë shtypi, për të më sulmuar pse e kam marrë në mbrojtje. Nuk është hera e parë që e ka bërë këtë gjë me të tjerë dhe nuk është hera e parë që unë e shtyj të bëjë këto gjëra, duke njohur verbërinë e tij politike dhe të qenit i lexueshëm për çdo gjë.

Nuk di a e ka thirrur a jo, por fakti që nuk duroi dot në darkë dhe e bëri vetë atë që duhet ta bënte Belindi, tregon se ka një xhindosje me të. Dhe jo vetëm me atë, por me të gjithë ata që ai vendos t’i përdorë si kavje për t’i provuar në “beteja” kundër armiqve.

Problemi që ka Sali Berisha në këtë rast me mua, është se unë nuk e identifikoj Belind Këlliçin me Sali Berishën dhe as kolegët e tij të tjerë në Partinë Demokratike, përveç disa të metëve në mend që i rrinë afër t’i mbajnë uturakun.

Unë e njoh Sali Berishën para tyre dhe njoh kështu dhe hallin e tyre. Për fat me shumicën e tyre kam raporte shumë të mira njerëzore dhe jam gati t’ua shkruaj edhe shkrimet kundër meje, që Berisha të kënaqet e të ndihet rehat që ata po e demaskojnë armikun e tij. Dhe nuk është se nuk e kam bërë disa herë këtë.

Me një të sëmurë psikotik si Sali Berisha, që të ka zënë halli se të ka zënë derën e shtëpisë, është poshtërim të sillesh me ndershmëri. Dhe ata mirë bëjnë që nuk janë të ndershëm me të, por bëjnë sikur sillen siç do ai. Në fund të fundit Berisha nuk ka kundër vetëm historinë, por edhe biologjinë, dhe ata e kanë jetën përpara.

Përtej kësaj, unë nuk jam i shqetësuar për ato që thotë Belindi, qoftë shpikjet për Erion Veliajn, qoftë edhe për mua, Bolinon a dikë tjetër, se e di që nuk i thotë ai, por thjesht i lexon ato. Dhe derisa të jem i bindur për këtë, nuk ndjehem keq as për vete, as për Belindin, as për çdokënd nga ata që Saliu do t’i vërë në provë e t’i turrë kundër medias. Siç e thashë, jam gati t’i ndihmoj t’ua shkruaj vetë tekstet kundër meje, mjaft që Berisha të ndihet i sigurt që ata nuk janë tradhtarë.

Lexo edhe :  24 orë nga jeta e një Fatkeqi

Sali Berisha ka bërë atë që unë kam dashur gjithë këto vite. Përveçse ka përçarë opozitën, ai ka ndërgjegjësuar vetë Partinë Demokratike për dëmin që po i bën qenia e tij në krye.

Deri tani më rezulton se vetëm Flamur Noka beson që Saliu është trim dhe i pakorruptuar, si ai, dhe ndoshta edhe zonja Kalaja, që beson se Berisha është dhe i ndershëm, dhe besnik, si ajo. Të tjerët janë të qartë dhe kjo është e vetmja gjë që më ngroh nga Partia Demokratike.

Nëse deri para disa vitesh kur bëja betejë me Berishën kishte idhtarë të tij që ndërronin rrugën kur më shikonin, tani dhe më të zemëruarit me mua, për shkak të tij, më thërrasin e pinë kafe duke më thënë “ke pasur të drejtë, por na ka zënë derën”. Dhe për mua kaq mjafton të ndihem me mision të përmbushur për demontimin e figurës të një prej njerëzve më të ligj në politikën shqiptare, që ka institucionalizuar urrejtjen dhe baltosjen si mjet të vetëm të luftës politike për 34 vite.

Partia e sotme Demokratike është dorëzuar në qelinë e burgut të Sali Berishës, por nuk është e burgosur. Është shumë herë më e lirë dhe më e vetëdijshme për hallin që ka me Sali Berishën, se sa vite më parë. Dhe kjo është një ogur i mirë për Shqipërinë. Me shumë nga ata djem, vajza, gra dhe burra që janë sot në PD, unë mendoj se Shqipëria do bëhet më e mirë, por natyrisht kur të vdesë Sali Berisha.

E vetmja gjë që më vjen keq, është se opinioni publik nuk e ka ndërgjegjësimin që kam unë dhe vet PD, për teatrin që luhet brenda PD-së me Saliun dhe teatrin e Saliut me PD.

Ky që bën sikur i dhimbset Belind Këlliçi, e tradhtoi atë në mes të fushatës kundër Erion Veliajt, pasi ndërsa ai rropatej rrugëve të Tiranës në fushatë elektorale, djali i Sali Berishës dërgonte sekserët e tij në zyrë të kryeministrit dhe merrnin lejen për “Malin e Shkëlzenit” në mes të Tiranës.

Si mund të mundte Belind Këlliçi, edhe Erion Veliajn, edhe Edi Ramën, edhe Shkëlzen Berishën me bandën e tij, i vetëm me gruan e tij në ekranet e kryeqytetit? Ai është një hero dhe për aq vota sa ka marrë, me atë pabesi që kishte pas shpine. Dhe tani i duhet të bëjë përpjekje për “vënë në provë” besnikërinë e tij ndaj Berishës.

Për fat, Partia Demokratike është më e qartë se opinioni publik për hallin që e ka zënë me Sali Berishën. Ata që janë futur në rresht pas tij po ashtu.

Ua di hallin dhe nuk i zemërohem askujt që përdoret nga Berisha kundër shtypit, kundër gazetarëve apo kundërshtarëve me mjete ekstreme. Nuk është hall i lehtë të kesh të parin e shtëpisë të çmendur. E vetmja mënyrë që ta përballosh është të bësh sikur janë të gjithë të çmendur, derisa ta përcjellin. Pastaj ka vend për të gjithë./   S,M

Të fundit

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, lëndohet çifti i bashkëshortëve

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën Vlorë-Fier. Një makinë është aksidentuar, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar...

Urgjencat pediatrike/ Rreth 270 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë në QSUT

Problemet me rrugët e frymëmarrjes po shqetësojnë më shumë fëmjët në këtë fillim viti.  Rreth 270 pacientë të vegjël në ditë kërkojnë ndihmë mjeksore...

U konfliktua me një bashkëmoshtar dhe qëllon me armë në ajër, arrestohet 17 vjeçari

Një 17 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Durrësit pasi qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë një konflikti me...

Tragjike/ Avioni del nga pista dhe shpërthen në mes të detit

Një pilot humbi jetën dhe katër pasagjerë mbijetuan pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në Brazil mëngjesin e së enjtes. Pamjet e kamerave të...

Para dhe pas zjarrit në Los Angeles, lagjet duken si një zonë lufte

Zjarret në Los Angeles kanë vrarë 10 njerëz, shkatërruar më shumë se 10 mijë banesa ndërsa të paktën 180 mijë banorë janë evakuuar. Të martën,...

Lajme të tjera

Web TV