Agjencitë sjellin punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa agjencitë punësimit po sjellin rregullisht punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve në disa sektorë, të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit të kaluar, numri personave që përfituan pagesë papunësie shënoi rritje (shiko grafikun e më poshtë)

Sipas të dhënave administrative mbi punësimin (të punësuar të deklaruar me pagë në tatime) në tremujorin e tretë të vitit 2024 numri i përfituesve të pagesës së papunësisë arriti në 3576 presona. Ky ishte niveli më i lartë pas krizës pandemike 2020-2021.

Programet e pagesës së papunësisë janë pjesë e politikave shtetërore të punësimit, të cilat sigurojnë mbështetjen me të ardhura të personave që humbasin vendin e punës. Programet e Pagesës së Papunësisë synojnë të mbështesin financiarisht të gjithë punëkërkuesit e papunë në rast papunësie për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës së punës, falimentimit të ndërmarrjes, zvogëlimit të aktivitetit etj.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i personave që kanë humbur punën u rrit ne vitin e kaluar, ndërkohë që INSTAT nuk ka publikuar treguesit zyrtar të punësimit që nga tremujori i parë i vitit 2024 për shkak të ndërlidhjes së kampionit të Anketës së Forcës së Punës me të dhënat e Censit 2023.

Tregues të tjerë zyrtare si (PBB) tregojnë se sektori i industrisë është në vështirësi dhe dy vitet e fundit po përballet me falimente të bizneseve të vogla dhe të mesme si rrjedhojë e humbjeve që ka krijuar kursi i këmbimit në të ardhurat e tyre.

Burimet nga Shoqata Pro-eksport pohojnë se së paku 10 mijë punonjës të fabrikave të prodhimit të tekstilit dhe këpucëve kanë humbur punën gjatë vitit të kaluar. Shumë prej tyre janë integruar në sektorë të tjerë, ose janë përfshirë në programet e mbështetjes sociale (pagesa e papunësisë).

Lexo edhe :  Rama me yjet e sportit: Komiteti Olimpik Shqiptar, i dalluar për inovacionet që ka sjellë

Të ardhura nga papunësia i përfitojnë personat, të cilët kanë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12-mujore. Për përfituar pagesën ato duhet të jenë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.

Çdo përfitues paguhet në varësi të periudhës së kontributit në sigurimet shoqërore derdhur nga punëdhënësi. Për 3 muaj përfitim duhen të paktën 12 muaj kontribute të sigurimeve shoqërore. Për 9 muaj përfitim duhen së paku 5 vjet kontribute të sigurimeve shoqërore. Ndërsa për 12 muaj përfitim duhen mbi 10 vjet gjithsej kontribute të sigurimeve shoqërore.

Zakonisht pagesa mujore e papunësisë aplikohet sa 50% e pagës minimale zyrtare, që aktualisht është 20 mijë lekë.

Institucionet financiare ndërkombëtare kanë rekomanduar një mbështetje me të fortë financiare për punonjësit që humbasin punën.

Tregu i punës po kalon në një tranzicion të fortë me rritje të kërkesës në disa sektorë, sidomos ata që lidhen me turizmin dhe ndërtimin dhe nga ana tjetër ka një rritje të papunësisë në sektorët e industrisë./Monitor/      S,M

Untitled-1

Të fundit

Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës

Paralajmërimi i autoriteteve serbe se Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS),...

Diplomati amerikan në Kosovë, në fokus dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Burime i SHBA-së, Richard R. Verma, është duke qëndruar në Kosovë të premten për të diskutuar një sërë...

Akuzohen për vrasjen e Ramazan Mataj në Shkodër, dalin para gjykatës dy vëllezërit Hasa

Ka nisur seanca gjyqësore në gjykatën e Shkodrës ndaj Arjon dhe Klisman Hasa dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e Ramazan Matajt më 5...

Rama: Shqiptarëve nuk ua ha qeni shkopin për politikë

Shqipëria është vendi i parë në rajon për prodhimin e energjisë nga panelet diellore, nga privatët dhe bizneset. Kështu tha kryeministri Edi Rama, duke...

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, lëndohet çifti i bashkëshortëve

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën Vlorë-Fier. Një makinë është aksidentuar, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Gazetari Marjus Seiti raporton...

Lajme të tjera

Web TV