Diplomati dhe analisti Plator Nesturi është emëruar Prefekt i Vlorës.
Ai zëvendëson në këtë post Vangjel Tavon, i cili mori drejtimin e Bashkisë së Himarës.
Nesturi ka qenë ambasador në Spanjë, teksa kohët e fundit e kemi parë shpesh në media në rolin e analistit. Emri i tij është bërë sot në mbledhjen e qeverisë./ S,M