Pas miratimit të vendimit të ERE, kryeministri Edi Rama dhe zv. Kryeministrja Belinda Balluku zyrtarizuan uljen e çmimit të energjisë elektrike në vend deri më 31 dhjetor 2025.
Sipas Ramës, tashmë synimi i qeverisë është kthimi i vendit në eksportues neto brenda mandatit të katërt.
Në Top Story zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, u shpreh se për një dekadë çmimi nuk ka ndryshuar.
“Për të bërë ndryshime në sektorin energjetik, duhet më shumë se një mandat. Çmimi i energjisë ka pasur pikun e rritjes në 2012. Përmes sakrificash, çmimi ka qëndruar i pandryshuar për një dekadë”, tha ajo.
Akuzave të opozitës për taktikë fushate elektorale, ajo iu përgjigj duke thënë se se fushatë ka pasur edhe më herët, por nuk është bërë.
“Argumente i pozitës! Sot flasim për 1 milion e 70 mijë abonentë dhe në thelb nuk ka asnjë gjë për fushatë. Fushatë ka pasur edhe në 2017, edhe në 2021. Opozita na sulmon dhe etiketon sipas modelit të saj. PS dhe qeveria Rama nuk ka përdorur kurrë energjinë për arsye elektorale”, u shpreh ajo.
Aludimeve se kjo ulje do të jetë për një vit, ajo u shpreh se nuk është e vërtetë, por është procedurë e ERE çdo fundviti për të publikuar çmimin e energjisë për vitin pasues.
“Nuk është një vjeçare. ERE çdo fundviti ka detyrim të publikojë çmimin e vitit pasardhës, dhe këtë e ka bërë në dhjetë vitet e fundit. Nuk është për një vit. Është procedurë, e ka bërë këtë në çdo fundvit dhe ka miratuar 9.5 lekë për dhjetë vite”, tha ajo./ S,M