“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive.
Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se nuk ka vend për alarm dhe panik për virusin e ri.
Ai tha se lajmi për virusin që ka shpërthyer në Kinë nuk duhet bërë alarm, pasi është një virus që ka ekzistuar dhe ka të njëjtat simptoma me gripin.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Një virus i ri na rikthen në të njëjtin alarm të disa viteve më parë, sa vend ka për shqetësim, për alarm dhe për panik? Po ngatërrohet virusi i gripit me virusin kinez?
Alimehmeti: Lajmet që dolën kishin disa fjalë kyçe, virus i ri, Kina, i ngjashëm me Covid i mundshëm për pandemi. Asnjë nga këto nuk është i vërtetë. Nuk është virus i ri, aty ka qenë dhe më përpara. Shkakton sëmundje të ngjashme me gripin. Mënyra e transmetimit është e njëjta, ata që e manifestojnë janë po të njëjtat mosha, simpromat janë njësoj, kohëzgjatja është njësoj njëlloj si gripi A. E treta që të japi pandemi i ka mundësitë tejet të ulta.
Borakaj: Pse?
Alimehmeti: Në popullatën botërore shumë prej nesh kanë imunitet ndaj nesh.
Borakaj: Po Covid ishte i ri?
Alimehmeti: Po ishte i ri./ S,M