Zgjedhjet/ “Patronazhim” për diasporën, PS përqendrohet në Greqi dhe Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama mblodhi dje drejtuesit politik për zgjedhjet e ardhshme, duke u kërkuar me ngulm që të synojnë votën e emigrantëve, veçanërisht aty ku numri i votuesve është i lartë. Llogaritë me laps e letër, tre kryebashkiakët e Gjirokastrës, Fierit dhe Vlorës “zbarkojnë” në Athinë.

Katër muaj para zgjedhjeve, sfidat e dy forcave politike kanë si qëllim maksimalizmin e fotave të emigrantëve që jetojnë në shtetet fqinje, përfshirja e figurave të reja në listën e kandiatëve për deputet si dhe renditja e tyre, po ashtu kryesisht kreu i Partisë Socialiste Edi Rama do të ketë një listë të hapur dhë të mbyllur. Këto dy çështjet mbeten më deligate në këtë moment. Kryeministri Edi Rama i ka mbledhur dje drejtuesit politik në selinë rozë ku temat më të diskutuara kanë qenë vota e Diasporës si dhe listat e kandidatëve. Kryeministri i ka lënë detyrë, jo vetëm drejtuesit politik të Diasporës Taulant Balla por edhe drejtuesve të tjerë politik u ngarkuan që të jenë në terren kryesisht në Greqi për shkak të numrit të lartë të shqiptarëve që jetojnë atje. Takimet në Athinë do të nisin nga kjo fundjavë, një grup prej të cilëve do të nisen që ditën e shtunë. Në Athinë do marrin pjesë në takime, Drejtuesi politik i Vlorës, Bledi Çuçi së bashku me kryetarin e bashkisë Ermal Dredha, drejtuesja politike e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro me kryetarin e bashkisë, Flamur Golemi, si edhe drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku me me kryetarin e bashkisë, Armando Subashi. Ndërkohë, drejtuesi politik për diasporën, Taulant Balla do të marrë pjesë në takimet me shqiptarët në Itali. PS pritet të sigurojë edhe asistencë për emigrantët që do të regjistrohen në platformën e KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje, në mënyrë që të maksimizojnë votën e diasporës. Kryeministri Rama ka lënë porosi ngritjen e disa pikëtakimeve që do të shërbejnë si pika informimi për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Lexo edhe :  14 vite nga trazirat e 21 Janarit, Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar që atë natë

Listat

Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar për listat e PS, të paktën sipas burimeve jo për emra konkretë, por janë dhënë porosite se si duhet të përpilohet lista e hapur dhe lista e mbyllur. Prej kohësh drejtuesit politikë janë rekomanduar që në lista përveçse, ministrat duhet të përfshihen edhe kandidatë të platformës “Deputeti që Duam”. Pavarësisht se sipas burimeve në PS cilësia e kandidatëve nuk është në pritshmëritë e nisjes së këtij procesi. Një tjetër dilemë mbetet nëse Rama do të ndryshojë qëndrim për drejtuesit politik, që këta të fundit të jenë në lista të mbyllura apo të hapura. Në mbledhjen e kaluar u raportua se Rama kishte kërkuar krijimin e një rrjeti të organizuar me kontaktet e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, duke e konsideruar votën e diasporës një element thelbësor për përforcimin e mbështetjes ndaj mazhorancës.

Të fundit

Mbante armë zjarri në makinë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi mbante në automjetin e tij armë zjarri. Blutë njoftojnë se i...

Siguronte drogë për t’i shitur në qytetin e Divjakës, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi siguronte kokainë dhe cannabis dhe i ndante në doza në banesë për t’i shitur në qytetin e...

Pas gati dy vitesh lidhje,Princ Leka drejt martesës me fotografen e ish-çiftit mbretëror

Vetëm pak ditë më parë, Princ Leka është dënuar nga Gjykata me 16 muaj shërbim prove për dhunë ndaj ishbashkëshortes, Elia Zaharia. Vendimi erdhi...

Vila trekatëshe e ish-diktatorit Enver Hoxhës hap dyert për artistët

Vila e ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, tashmë u përket artistëve. Përurimi i saj u bë më herët këtë muaj. Të gjitha ambientet e vilës trekatëshe...

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, detajet e para

Një apartament në lagjen “11 Nëntori” në qytetin e Elbasanit është  përfshirë nga flakët, të cilat janë përhapur edhe jashtë ambienteve të tij. Menjëherë në...

Lajme të tjera

Web TV