Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ju përgjigj “Sy më sy” një komentuesi në rrjetet sociale nëse “mund të kenë lehtësira qytetarët të cilët individualisht do të vendosnin panele diellore mbi çatitë e tyre qoftë në pallate apo në banesa”.

Kreu i qeverisë theksoi së vendi jonë është i pari në Rajon për sa i përket vetprodhimit të energjisë diellore.

“Po sigurisht që ka dhe prandaj jemi sot të parët në rajon për vet prodhimin e energjisë diellore nga familjarët dhe bizneset. Prodhojmë 196 megavat katërfishin, Serbisë dhe më shumë se dhjetëfishin e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Së shpejti do të bëhet shpallja e paketës së dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët në banesa dhe do të jetë pa diskutim një sukses sepse siç ndodhi edhe me paketë e parë interesi është i madh dhe faktikisht u shterua gjithë financimi 100%”, u shpreh Rama.

Rama nënvizoi po ashtu se qytetarët shqiptarë dinë të dallojnë mirë atë që bën punë nga ai që prish punë. Kreu i qeverisë theksoi sërish se çmimi i energjisë elektrike është ulur me 10.5% ndërsa shtoi se brenda pak viteve vendi do të fitojë pavarësinë e plotë energjetike.

“Jeta shqiptare reale nuk është jeta e rrjeteve sociale dhe as e atyre që edhe kur ulet 10.5% çmimi i energjisë si askund tjetër, skërmiten dhe zgërdhihen se pse ne quajmë arritje historike. Është jeta e përpjekjeve të jashtëzakonshme për të ecur para. E tillë ka qenë dhe kjo përpjekje për ta kthyer Shqipërinë në një dekade nga një vrimë të zezë në mes të Evropës në sektorin e energjisë, në një vend që për pak vite fiton pavarësinë e plotë energjetike, duke ngritur flamurin e sovranitetin energjetik dhe duke mbuluar 100% të nevojave me prodhim vendas, duke u bërë vend neto eksportues i energjisë”, tha Rama.

Lexo edhe :  FOTO/ Këlliçi vijon takimet me shqiptarët në SHBA

Rama shtoi se “një arsye themelore pse unë dhe PS fitojmë, nuk është se populli është budalla por se populli ka më shumë qartësi dhe është më i drejtë në vlerësimin e punës dhe i jep secilit hakun”./e.t

Të fundit

Rreth 300 mijë banorë me prejardhje familjare bektashiane në Shqipëri

Nga Eduard Zaloshnja Kryeministri Rama deklaroi sot, me rastin e 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Tiranë, se asaj...

U shua në moshën 95-vjeçare, zbulohet kur do të vijë në Tiranë trupi i Janullatosit

Zbardhen detaje nga cerrmonia në nder të kryepeshkopit, Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë sot. Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Greke njoftoi se trupi...

Turp! Gafa e Olta Gixharit po bënë namin në rrjet, publiku bënë një lumë me reagime

Opinionisti Milaim Zeka përmendi këngëtarin e njohur Armend Rexhepagiqi, duke e rikthyer në vëmendje një moment të paharrueshëm të muzikës shqiptare. Megjithatë, komenti i...

Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij, Anastasios Janullatos

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të kryepiskopit Anastas Janullatos. Berisha ka shprehur vlerësimin më të madh për kontributin e...

Hamasi liron 4 ushtare izraelite në këmbim të 200 të burgosurve palestinezë

Hamasi ia dorëzoi të shtunën Izraelit katër ushtaret izraelite të mbajtura rob në Gazë. Ndërkohë, Izraeli i liroi 200 të burgosur ose të paraburgosur...

Lajme të tjera

Web TV