“Viti 2024 më i nxehti në histori”,shkencëtarët: Planeti një hap më afër ngrohjes globale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Planeti ka shkuar një hap më afër ngrohjes globale, tregojnë ekspertët.

BBC raporton se planeti tokë po i afrohet kufirit të ngrohjes globale, sipas të dhënave të reja.

 

 

Shërbimi evropian i klimës Copernicus, një nga ofruesit kryesorë globalë të të dhënave, deklaroi se 2024 ishte viti i parë kalendarik që kaloi pragun simbolik, si dhe viti më i nxehtë në botë i regjistruar.

Kjo nuk do të thotë se kufiri ndërkombëtar 1.5C është thyer, sepse kjo i referohet një mesatareje afatgjatë gjatë dekadave, por është një kambanë alarmi që tregon se emetimet e karburanteve vazhdojnë të ngrohin atmosferën.

Javën e kaluar, shefi i OKB-së, António Guterres e përshkroi rekordin e fundit të temperaturës si “përçarje klimatike”.

“Ne duhet të dalim nga kjo rrugë drejt rrënimit..nuk kemi kohë për të humbur,” tha ai në mesazhin e tij të Vitit të Ri, duke u bërë thirrje vendeve që të ulin emetimet e gazrave që ngrohin planetin në 2025.

Temperaturat mesatare globale për vitin 2024 ishin rreth 1.6C mbi ato të periudhës para-industriale, koha para se njerëzit të fillonin të digjnin sasi të mëdha të lëndëve djegëse, sipas të dhënave të Copernicus.

Sakaq të dhënat e fundit tregojnë se vlerat e regjistruara gjatë vitit 2024  thyejnë rekordin e vendosur në vitin 2023, me pak më shumë se 0.1C , që do të thotë se 10 vitet e fundit janë 10 vitet më të ngrohta të regjistruara në histori.

Met Office, NASA dhe grupe të tjera klimatike do të publikojnë të dhënat e tyre gjatë ditës sot. Të gjithë pritet të bien dakord se viti 2024 ishte më i ngrohti i regjistruar, megjithëse shifrat e sakta ndryshojnë./K.K

Të fundit

Zbarkon droni i parë për këtë sezon në BBV4, ja për kë banor ishte surpriza

Jo një, por plot tre parashutistë janë parë të fluturojnë sot mbi shtëpinë e Big Brother Albania Vip 4...

E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar

Nga Mero Baze Nuk di nëse ishte zotësi e Fevziut apo naivitet i politikanëve të rinj të thirrur në studion e tij që, në një...

Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trump dhe Biden

Ndërsa komunitetet në të gjithë qarkun e Los Angeles u kapluan nga zjarret, kriza theksoi ndryshimin e thellë midis presidentëve dhe marrëdhënieve të tyre...

Presidenti i ri i Greqisë, Mitsotakis mes dy kandidatëve/ Kush është favoriti

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis duket se ka përzgjedhur dy emra si kandidatë për Presidentin e ri të Greqisë. Sipas mediave greke, Katerina Sakellaropoulou dhe Evangelos...

Shifrat/ Shqiptarët vazhdojnë të importojnë makina shumë të përdorura

Në mungesë të transportit gjithëpërfshirës publik, shqiptarët vazhdojnë të blejnë vetura për të siguruar lëvizjet e tyre. Numri total i mjeteve aktive është rreth...

Lajme të tjera

Web TV