Ndërron jetë Jani Vangjeli, botanist dhe specialist i florës së Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetën ditën e sotme (10 janar 2025), në moshën 79-vjeçare akademik emeritus Jani Vangjeli, botanist dhe specialist i florës së Shqipërisë, lindur në Tiranë, më 23 qershor 1945.

Jani Vangjeli kreu shkollën e mesme dhe studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Natyrore, të Universitetit të Tiranës, ku dhe u diplomua në biologji në vitin 1967. Në vitet 1969-1982 punoi si pedagog në katedrën e botanikës të Universitetit të Tiranës e prej vitit 1980 e deri në vitin 2007 ka punuar si kërkues shkencor në Institutin e Kërkimeve Biologjike, duke qenë edhe përgjegjës i Sektorit të florës, gjatë viteve 1990-1993, dhe drejtor e kryetar i Këshillit Shkencor të këtij Instituti në vitet 1993-1998.

Në rolin e drejtuesit të Institutit hapi drejtime të reja shkencore në fushën e studimeve ekologjike të formacioneve bimore, të dinamikës së vegjetacionit etj. Për veprimtarinë e tij të gjerë shkencore e të dalluar ai fitoi titullin profesor në vitin 1994 dhe u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në vitin 2008.

Me punimet e tij, akademik Jani Vangjeli ka dhënë kontribut për studimin e florës dhe të vegjetacionit, duke u përqendruar sidomos në studimin e bimëve të rralla dhe të kërcënuara, të biodiversitetit e të vegjetacionit potencial natyror. Ai është bashkautor i 3 vëllimeve të veprës “Flora e Shqipërisë”, autor i disa monografive dhe ka qenë drejtues dhe redaktor shkencor i veprës “Excursion Flora of Albania”, botuar në Gjermani në vitin 2015.

Si autor i veprës së tij madhore “Atlas i Florës së Shqipërisë”, vëllimi i parë i të cilit u botua në 2016, vepër që përbën një domosdoshmëri në studimet e thelluara për florën e Shqipërisë dhe që do të kontribuojë në studimet e tjera në fushën e pyjeve, kullotave, bimëve aromatike e mjekësore, farmaceutikës, leksikografisë, u nderua me çmimin më të lartë të Akademisë së Shkencave në fushën e shkencave natyrore-teknike me çmimin “Petrit Radovicka”.

Lexo edhe :  ”Bild”: Shqipëria, në krye të destinacioneve për vitin 2025

Pjesë e veprimtarisë së tij të shumanëshme janë edhe botimet Pyjet e virgjëra të Shqipërisë, Libri i Kuq (Bimë, shoqërime bimore dhe kafshë të rrezikuara), Botanika, Gjeobotanika, Fjalor i emrave të bimëve, Fjalori i terminologjisë së botanikës, Fjalori shpjegues i termave të botanikës, si dhe kontributi si bashkautor i Map of the Natural Vegetation of Europe – Harta e bimësisë natyrore të Europës, i botuar në Gjermani, në vitin 2000.

Jani Vangjeli ka qenë koordinator në shumë projekte shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si: “Ecological Survey of High Forests of Albania”, Ëorld Bank, “Set up a contemporary database on Albaninia Flora”, Harta e Vegjetacionit Natyror të Europës, në bashkëpunim me Universitetin e Lancasterit, projekti i EEA, projekti i “CORINE Biotopes in Albania” etj.

Anëtar i bordit shkencor në disa revista shkencore, si: “Botanika Chronica” që botohet në Patra; “Studime Biologjike”, revistë kjo e Institutit të Kërkimeve Biologjike dhe “Journal of Natural and Technical Sciencies”, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Me ndarjen nga jeta të akademik emeritus Jani Vangjelit, Akademia e Shkencave humbet një nga anëtarët e vyer të saj në shkencat natyrore-teknike, kërkues shkencor i përkushtuar dhe koleg i shkëlqyer.

Të fundit

Zbarkon droni i parë për këtë sezon në BBV4, ja për kë banor ishte surpriza

Jo një, por plot tre parashutistë janë parë të fluturojnë sot mbi shtëpinë e Big Brother Albania Vip 4...

E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar

Nga Mero Baze Nuk di nëse ishte zotësi e Fevziut apo naivitet i politikanëve të rinj të thirrur në studion e tij që, në një...

Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trump dhe Biden

Ndërsa komunitetet në të gjithë qarkun e Los Angeles u kapluan nga zjarret, kriza theksoi ndryshimin e thellë midis presidentëve dhe marrëdhënieve të tyre...

Presidenti i ri i Greqisë, Mitsotakis mes dy kandidatëve/ Kush është favoriti

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis duket se ka përzgjedhur dy emra si kandidatë për Presidentin e ri të Greqisë. Sipas mediave greke, Katerina Sakellaropoulou dhe Evangelos...

Shifrat/ Shqiptarët vazhdojnë të importojnë makina shumë të përdorura

Në mungesë të transportit gjithëpërfshirës publik, shqiptarët vazhdojnë të blejnë vetura për të siguruar lëvizjet e tyre. Numri total i mjeteve aktive është rreth...

Lajme të tjera

Web TV