Shtohen rastet e virozave respiratore, raportohet një mesatare prej 150 rastesh të tilla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e para të muajit janar, të shoqëruara me luhatje temperaturash, kanë rritur ndjeshëm rastet e virozave respiratore në Spitalin Rajonal të Fierit.

Është dyfishuar numri i vizitave ditore, ndërsa grupmoshat më të prekura janë 14 vjeç e sipër.

Mesatarja me simptomat e gripit në urgjencë është rreth 150 raste në ditë.

Përveç rasteve të virozave, ka pasur edhe pacientë që kanë kërkuar ndihmë për shkak të mbingarkesës ushqimore gjatë festave, ndërsa disa prej tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital.

Por fluksi i pacientëve në Fier po përballohet me vështirësi për shkak të mungesës së stafit mjekësor. Aktualisht, dy mjekë janë pezulluar nga prokuroria, ndërsa një mjeke tjetër është me probleme shëndetësore.

Në rast të prekjes nga virozat, qytetarët këshillohen të kontaktojnë fillimisht mjekët e familjes, pasi kjo do të ndihmonte në lehtësimin e ngarkesës në urgjencën e spitalit dhe në përmirësimin e menaxhimit të rasteve./K.K

Të fundit

10% e banorëve të Tiranës ndihen të vetmuar, raporti i KE: Të rinjtë janë më të prekur

10% e banorëve të Tiranës ndihen të vetmuar, shifër kjo nën mesataren Europiane e cila është ndërmjet 11dhe 13%. Të...

Papa Françesku: Tmerret e Holokaustit nuk duhet të harrohen apo mohohen

Papa Françesku, duke folur në prag të 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të përqendrimit Aushvic, tha se Holokausti nuk duhet harruar kurrë. “Tmerri i...

Cilat ushqime nuk duhet të konsumoni gjatë shtatzënisë?

Gjatë shtatzënisë, foshnja që po zhvillohet merr të gjitha lëndët ushqyese dhe energjinë e nevojshme për rritjen e saj nga nëna. Prandaj, është jetike që...

Analiza e VOA-s: Pse Presidenti Trump po tërhiqet nga OBSH dhe çfarë mund të ndodhë?

Vendimi i Presidentit Donald Trump për t’i tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk duket të ishte i papritur as për...

Reshje shiu dhe vranësira, ja si parashikohen temperaturat

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme (por pa përjashtuar këtu ditët me kushte atmosferike...

Lajme të tjera

Web TV