Leoni dëgjonte e s’përgjigjej, druaj se këtë po bën prapë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Mu bë si silueta e Leonit. S’ kishte rënë mbrëmja ende, por edhe dita kishte ikur. Deti pa fund përtej siluetës së Leonit ishte aq i lodhur sa rënkonte i shtrirë pas një dite plot trazime.

Ky është Loni!, thashë me vete. Edhe silueta e njeriut- si luspat e detit, asnjë lëvizje, sikur nuk merrte frymë. Kishte hapur këmbalecin dhe kishte vënë aparatin fotografik. Gjuante çastin kur frymëmarrja e detit tw ndalonte komplet. Vetë lëvizte aq sa mund të lëvizte mekanizmi metalik që do të realizonte foton e asaj mbrëmjeje.
U binda se ai ishte.

-Loni!, e thërrita. O Loni. Loniiii!

Ç’ gabova, dreqi e mori!, po i flisja vetes dhe u tërhoqa drejt pishave ku ndodheshin ato pak lokale të atëhershëm, Gjiri i Lalëzit nuk ishte pushtuar ende nga invadorët e zyrave të shtetit të pa shpirt.

Me Leonin takoheshim jo aq rrallë, or edhe shpesh jo. O në zyrat e agjencisë Reuters në një pallat të ri afër Lunës në bllok. Ose më ndalonte motorin te këmbët dhe më tirrte bukur një përqasje filozofike. Loni është bërë burim i idesë që kam pasqyruar në librin tim me esse “Qeni me tre këmbë”. Ishte trishtuar se në rrugën e shtëpisë sapo del për te Libri Universitar kishte parë njerëz që ndiqnin me gurë qentë e rrugës.

Ose e takoja rrugëve ku nuk na gjenin ne- gazetarët e shkretë të asaj epoke. Kohët më të egra kanë qenë ditët dhe javët e fillimit të vitit 1997. Leonit, si fotoreporter i Reuters, agjencia i kërkonte foto nga përplasjet me armë, nga turmat e tmerruara njerëzore kundër presidentit, foto mundësisht nga njerëzit e presidentit që mashtronin për humbjen e gjithçka kishin njerëzit. Fotografitë e Lonit priteshin si pika uji në shkretëtirë prej agjencisë së lajmeve diku në botë.

Atëherë zyrat e Reuters ndodheshin në një shtëpi të ulët private në afërsi të Shkollës s Kuqe…, aty afër ndodhej edhe redaksia e gazetës KJ.

Lexo edhe :  Gjykata që i mungon Shqipërisë!

Kam dy piktura të tij në shtëpinë time; janë të vetmet që nuk më ka shkuar mendja t’ i zëvendësoj ndonjëherë. Njëra është Gjirokastra, rrugicat bosh por që mua më bëhet gjithnjë sikur lëvizin njerëz, sa më shkojnë sytë edhe më ndërron fryma.

Edhe pse nuk takoheshim shpesh e si të organizuar (Loni ishte nga ata që as organizohej, as manipulohej), takoheshim kur donte vetë Leoni. Ai të ndalonte motorin e tij të vogël dhjetë centimetra larg dhe lëshonte vetëm një zë. Gjithë jetën me atë motor të vogël, një makinë edhe më e vogël i ishte prishur e nuk e rregulloi më. Një artist dhe human i lartë si Leon Çika nuk e mati veten kurrë me makinën a me pompozitetin, a me ngrefosjen…, siç bëjnë madhështorët shterpë. Leoni ishte i përsosur, edhe si njeri, edhe si talent, edhe si autor pikture apo fotografie. Mos mendo se e përdora fjalën ‘i përsosur” kur dihet që nuk ka njeri të përsosur. Por Leoni ishte.

… Në një nga ato herët kur më ndaloi motorin në rrugë, kujtohem e i them: “ Ore, ç’e kapa veten gafil para disa ditësh në Gjirin e Lalëzit. Mu duke sikur ishe ti buzë detit duke fotografuar. Kushedi kush ka qenë”.

-Po ku ike mo vëlla?. E di që më thirre, të dëgjova. Po ku u zhduke pastaj?

Ai ishte, ai kishte dëgjuar, ai nuk lëvizi as edhe një fije floku.

E dini çfarë është artisti?! Ai që dëgjon e nuk mund të të përgjigjet kur krijon veprën.

Leon Çika dje shkoi në atë botë të paqtë e të lodhur si deti i tij. Nuk po më përgjigjet enkas, si në Lalëz./    S,M

Të fundit

Shuhet Kryepeshkopi Janullatos, Erion Braçe: Kontribut i çmuar për vëllazërinë fetare

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatus. Përmes rrjeteve sociale, ai...

Humbja e oreksit, pse është e dëmshme kur vuani nga diabeti

Ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe të ekuilibruar për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme gjatë gjithë ditës është...

Hyrje të reja dhe shumë të papritura/ A do të futet Xheneta sonte në BBV4?

Videoja e fundit në Instagram, që ka krijuar shumë bujë në rrjete sociale, lë të kuptohet se spektakli i sotëm do të jetë plot...

Erseka Solar Park, Rama prezanton një tjetër investim në fushën e energjisë (Video)

“☀️Erseka Solar Park, një tjetër investim i rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme. Me një prodhim prej 50 mln kWh në vit, do...

Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës për të kaluar fundjavën

Dhjetëra autobusë dhe furgonë me vizitorë nga Shqipëria kaluan paraditen e së shtunës në pikën kufitare të Morinës, me destinacion Brezovicën dhe Prevallën, dy...

Lajme të tjera

Web TV