Pas një operacioni kirurgjikal, Kryepeshkopi Janullatos del me sukses nga salla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka dalë nga salla e operacionit pasditen e sotme, ku iu nënshtrua një operacioni në sistemin gastrointestinal.

Operacioni përfundoi pak para orës 18:30, me orën lokale greke, dhe tani ai do të qëndrojë në Repartin e Mjekimit Intensiv për një periudhë kujdesi.

Janullatos, 96 vjeç, ka pasur një gjakderdhje gastrike, të cilën mjekët kanë tentuar ta trajtojnë. Shëndeti i tij është përkeqësuar shpejt, duke kërkuar intubim dhe transferim në Repartin e Kujdesit Intensiv.

Ai ka qëndruar në spitalin grek që prej të premtes së kaluar, kur u transferua me avion ushtarak nga Tirana në Athinë. Më parë, ai ishte shtruar në një klinikë në Tiranë, ku u diagnostikua me një virus sezonal, i cili më pas u shndërrua në një infeksion dhe shkaktoi hemorragji.

Transferimi i tij në Athinë ishte i nevojshëm, pasi mjekët e spitalit Evangjelismos, të udhëhequr nga profesoresha Anastasia Kotanidou, janë familjarë me historinë e tij mjekësore. Gjatë ditëve të para pas transferimit, gjendja e tij u stabilizua, por më vonë përkeqësimi i shëndetit ka çuar në një situatë kritike./    S,M

Të fundit

”Vendi ynë i dha shumë”/Spahiu vlerëson Janullatos: La amanet që të prehej në Shqipëri

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka prekur të gjithë besimtarët...

Instagram dhe Facebook bllokuan postimet e kompanive që prodhojnë pilula aborti

Instagram dhe Facebook kohët e fundit errësuan, bllokuan ose hoqën postimet e dy kompanive të tabletave për abortin. Instagram gjithashtu pezulloi llogaritë e disa...

Stuhia diellore godet Tokën këtë fundjavë, ku do të jenë të dukshme dritat e veriut

Një shpërthim i fuqishëm diellor parashikohet t'i afrohet Tokës këtë fundjavë, duke ndërprerë potencialisht rrjetin elektrik dhe duke i bërë aurorat shumëngjyrëshe të dukshme në pjesën...

Shuhet Kryepeshkopi Janullatos, Erion Braçe: Kontribut i çmuar për vëllazërinë fetare

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatus. Përmes rrjeteve sociale, ai thekson kontributin e pamohueshëm që...

Humbja e oreksit, pse është e dëmshme kur vuani nga diabeti

Ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe të ekuilibruar për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme gjatë gjithë ditës është...

Lajme të tjera

Web TV