Jo më strehë e kriminelëve, “Çunat e Dubait” do të kthehen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka zbuluar në studion e “Çdo kënd” se shumë shpejt do të ketë zhvillime sa i përket ekstradimit të të shumëkërkuarve të drejtësisë shqiptare që strehohen në Dubai.

Edhe pse pranoi se ka shumë pak shanse që midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe të nënshkruhet një marrëveshje ekstradimi, Halimi sqaroi se ka informacione se po punohet për të gjetur instrumente ligjore që i hapin rrugën ekstradimit të eksponentëve të krimit.

“Emiratet e Bashkuara kanë një situatë të ndryshme. Ne kemi një zyrë atje që shërben për çështjet civile tregtare dhe jo penale. Megjithatë kontaktet e përhershme dhe vizitat që bëj në mënyrë të vazhdueshme më japin mundësinë të kem informacion të vazhdueshëm nga kolegët. Emiratet nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë dhe nga informacionet që unë kam nuk shoh të ketë një marrëveshje të shpejtë për tu nënshkruar.  Megjithatë ka zhvillime interesante. Nuk besoj që Dubai do të jetë më strehë e personave dhe për shumë kohë. EUROPOL-i ka hapur një zyrë të re para 6 muajsh në Dubai dhe po punon së bashku me autoritetet e Dubait dhe vendeve që ata kërkojnë, përfshirë Shqipërinë, Gjermaninë dhe vende të tjera, duke menduar dhe trajtuar me disa instrumente të tjera. Pra, marrëdhënia e organeve ligjzbatuese shqiptare, gjermane, italiane, belge, spanjolle me Emiratet e Bashkuara ndoshta nuk do të kalojë përmes marrëveshjeve të ekstradimit, por do të kalojë përmes disa instrumenteve të ndryshme nga marrëveshja e ekstradimit, për të cilën në dijeninë time autoritetet e Emirateve po punojnë. Dhe do të ketë zhvillime, marrje të personave, tërheqje përmes instrumenteve ligjorë”, zbuloi Halimi.

 

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë ky është një hap pozitiv në luftën ndaj krimit dhe tërheqjes së atyre personave që paraqesin një rrezikshmëri të fortë për vendet nga të cilat kërkohen.

“Por duhen parë edhe raportet dhe situata që kanë në vendet e Emirateve të Bashkuara. Ndaj po punohet për instrumente të tjerë, efektivë, të cilët në Shqipëri disa janë bërë dhe disa janë në pritje për t’u bërë dhe do të ketë zhvillime dhe ju do njiheni shumë shpejt nëse kemi njerëz nga Dubai për të ardhur këtu”, sqaroi më tej Halimi./e.t

Të fundit

Administrata e prokurimet, OECD:Shqipëria lidere në rajon, pika më e fortë, dixhitalizimi

U prezantuan sot gjetjet e raportit të monitorimit OECD/SIGMA.  Raporti jep një pasqyrë të progresit të deritanishëm të administratës publike...

28 vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan, ku një 28 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë...

Çfarë kërkon me të vërtetë Trump nga Kanadaja dhe Meksika?

Presidenti Donald Trump ka qenë prej kohësh i qartë se ai do t’i përdorte tarifat si një çekiç ekonomik kundër kombeve që refuzojnë të...

Tedi Blushi mbledhje me Flamur Nokën në selinë e PD, zbardhen detaje nga takimi

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi po zhvillon një takim në selinë e PD, me Flamur Nokën. Në fokus të takimit është...

Arabët i thonë jo dëbimit nga Gaza/ Netanjahu i kërkon Trump të “shkundë Lindjen e Mesme”

Ai do të jetë lideri i parë i huaj që do të shkelë brenda Shtëpisë së Bardhë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, do të takohet...

Lajme të tjera

Web TV