Përmbytjet në Vlorë, qeveria dëmshpërblen 375 familje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Qeveria Shqiptare ka mbajtur premtimin për mbështetje ndaj banorëve të prekur nga përmbytjet që goditën qytetin e Vlorës më 4 tetor 2024.

Për të ndihmuar ata që pësuan dëme nga reshjet e shumta, qeveria ka ndarë një shumë të konsiderueshme financiare dhe ndihma të tjera.

Për të mbuluar dëmet e shkaktuara, janë alokuar 61 milionë lekë që do të shpërndahen për 375 familje të prekura.

Vlera e dëmeve të raportuara arrin në 56,455,012 lekë, dhe qeveria ka shpërndarë gjithashtu 335 pajisje elektroshtëpiake për t’i ndihmuar familjet e goditura nga kjo fatkeqësi./K.K

Të fundit

KQZ: Nuk ka kapacitete për regjistrimin e emigrantëve pa dokumente shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mundësi teknike për të regjistruar emigrantët që nuk disponojnë një dokument identifikimi shqiptar....

Berisha “fushatë” në Berlin: Votoni CDU-në, pastaj PD-në…

  Shefi i opozitës shqiptare Sali Berisha po bën fushatë në Gjermani ku ju ka kërkuar shqiptarëve atje që të votojnë CDU dhe Ferderic Merz...

Parashikimi i horoskopit 5 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Sot, duhet të përqendroheni për reagimin tuaj ndaj gjërave që janë jashtë kontrollit. Shumë energji e paparashikueshme po ju rrethon tani, duke dërguar sinjale...

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve amerikanë, ndërkohë që administrata e...

Lajme të tjera

Web TV