“Çmendet” moti/ Priten shtrëngata, dëborë e ngrica. Merrni masat për nesër!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka  shpërndarë një njoftim sa i përket kushteve të motit për ditën e nesërme.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, bëhet me dije se ditën e nesërme priten reshje të shtuara shiu që mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, si dhe ngrica.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë apel për strukturat vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.

Njoftimi: 

Bazuar në raportimet nga #IGJEO dhe #SHMU, nesër, e diel, 12 janar, priten reshje intensive, kryesisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, si dhe reshje dëbore në zonat malore mbi 300 m.

 

Reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në transport.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.

Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare./e.t

Capture

Të fundit

Në Dubai me BusTronomy mund të shijoni një vakt luksoz të shijshëm teksa shëtisni qytetin

Në Dubai, çaji i pasdites mund të shijohet në hotele dhe restorante të klasit botëror. Por tani, BusTronomy ka...

Gara në universitete, hapet aplikimi për provimet e maturës!Formularët plotësohen dy herë

Hapet zyrtarisht gara për në universitete. Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar informoi një ditë më parë se aplikimet për “Maturën Shtetërore 2025”, për formularët...

Vazhdon ‘hemorragjia ’tek Partia e Lirisë,Ilir Metës i largohet tjetër zyrtar drejt PS-së

Pas largimit të Endrit Braimllarit drejt PS-së, tashmë është ish-nënkryetari i Formut Rinor të Partisë së Lirisë dhe ish-kandidati për deputet, Klevi Pojana, që...

Nga shtatori ushqim falas, Do të zbatohet në plot 119 shkolla 9-vjeçare në Tiranë

Ushqimi falas në shkollat 9 vjeçare në Tiranë do të zbatohet në plot 119 shkolla nga shtatori i 2025-ës. Kështu u shpreh nënkryetari i...

Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025, Manastirliu porosi hartuesve të testeve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim me grupet e hartimit të testit të Maturës Shtetërore 2025, të cilat janë...

Lajme të tjera

Web TV