Biden dhe Trump, “bashkë për paqen”! Propozojnë plan për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa Presidentit Joe Biden i mbaron mandati më 20 janar, ndihmësit e tij po punojnë me ekipin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të mundësuar një armëpushim në Gazë.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, analistët thonë se ultimatumi i zotit Trump për armëpushim nuk ka gjasa të ndryshojë çështjet e pazgjidhura në tryezën e negociatave.

Vdekjet dhe shkatërrimi vazhdojnë të jenë një realitet i përditshëm për palestinezët në Gazë, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara kanë bërë trysni për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit. Presidentit Biden i mbaron mandati më 20 janar.

“Po shohim disa përparime. Shpresojmë se do të kemi një shkëmbim të burgosurish. Hamasi po e pengon këtë shkëmbim. Por unë mendoj se mund të arrihet. Duhet ta realizojmë”, tha Presidenti Joe Biden.

Ekipi i presidentit amerikan po vazhdon koordinimin me administratën e ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. I dërguari i Presidentit Biden, Amos Hochstein, po vazhdon përpjekjet diplomatike në rajon. Këtë javë, i dërguari i zotit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, po zhvillon bisedime me zyrtarët e Katarit, të cilët janë ndërmjetës të Hamasit.

“Në fakt, unë besoj se po punojmë së bashku në një mënyrë vërtet të mirë. Por është presidenti, reputacioni i tij, gjërat që ai ka thënë, ato që e drejtojnë këtë negociatë”, tha Steve Witkoff, i dërguari i presidentit të ardhshëm amerikan për Lindjen e Mesme.

Në fillim të javës, zoti Trump përsëriti ultimatumin e tij për një marrëveshje që do të lironte pengjet izraelite të mbajtura nga Hamasi.

“Nëse ata nuk lirohen deri sa të marr detyrën, tmerri do të pasojë në Lindjen e Mesme”.

Analistët thonë se ultimatumi i zotit Trump nuk ka gjasa të ndikojë tek Hamasi, pasi grupi i cilësuar terrorist nga Shtetet e Bashkuara, vazhdon të goditet nga fushata ushtarake izraelite. Ata thonë se nuk ka gjasa të ndikojë tek çështjet e pazgjidhura në tryezën e negociatave.

Lexo edhe :  Osmani uron Donald Trump: Kosova është shteti më pro amerikan në botë

Zëri i Amerikës bisedoi me ish negociatorin amerikan për Lindjen e Mesme, Aaron David Miller, i cili aktualisht punon me institutin “Carnegie Endowment for International Peace”.

“Numri i të burgosurve që do të lirohen, sa pengje, prova që janë gjallë, vendndodhja e pengjeve të gjalla, sa do të lirohen në fazën e parë [të armëpushimit]? Këto janë çështje që kanë shumë pak të bëjnë me politikën e ardhshme të administratës Trump.”

Të enjten, Presidenti Biden përshëndeti zgjedhjen nga parlamenti libanez të zotit Joseph Aoun si presidentin e ardhshëm të vendit, duke i dhënë fund një vakumi shumëvjeçar të qeverisjes dhe një lufte mbi njëvjeçare midis Izraelit dhe Hezbollahut./VOA/kb

Të fundit

Pse themi ”të flasim marrëzi”?

Shprehja shfaqet për herë të parë në vitin 1565 në një tekst të historianit fiorentin Benedetto Varchi dhe do...

Vendimet e qeverisë/ Kompensim dhe rritje për pensionet e ulëta

Qeveria po përgatit ndryshime të rëndësishme në skemën e pensioneve. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se institucionet e linjës...

Homazhe për Kryepeshkopin Anastas në katedralen e Athinës, i pranishëm dhe Mitsotakis

Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasit, siç...

E miratoi Senati, ja kë zgjodhi Trump për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në...

Kush janë vajzat e showbizz-it me fizikun më perfekt?

Julian De Silva, një kirurg plastik nga Londra, përdori raportin e artë për të zbuluar 10 supermodelet më të bukura në botë. Raporti i...

Lajme të tjera

Web TV