Nis fushata zgjedhore në Kosovë/ Të drejtën e votës e kanë 2 milionë shtetas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partitë politike në Kosovë, të shtunën nisën fushatën zgjedhore për parlamentaret e 9 shkurtit.

Kryeministri aktual, Albin Kurti kërkoi edhe një mandat të dytë siç tha ai të siguruar me 500 mijë vota.

Në tubimin e parë të fushatës që e nisi në Gjakovë, Kurti sulmoi kundërshtarët politikë, duke thënë që në vend janë dy parti që kanë keqqeverisur.

“Njëra prej këtyre partive, LDK-ja, është e tillë që presidentit të Serbisë i thotë ‘Razumem’, e partia tjetër PDK-ja është e tillë që presidentit të Serbisë i thotë ‘We are not problematic guys’. Por, koalicioni jonë Vetëvendosje!, Guxo dhe Alternativa i thotë atij ashtu siç është ministër i Millosheviqit”, thotë Kurti

Kryeministri aktual premtoi edhe më shumë investime në sektorë të ndryshëm krahas mbështetjes për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ndërkohë, zhvillimi ekonomik, rritja e pagave dhe mirëqenia e qytetarëve të Kosovës qenë premtimet në ditën e parë të fushatës nga Bedri Hamza, kandidatit për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës.

Bedri Hamza, kandidat për kryeministër i Partia Demokratike e Kosovës tha: “Vizioni im për një Kosovë më të fuqishme ka në themel hapjen e vendeve të reja të punës, ka edhe rritjen e pagave në sektorin privat përmes rritjes së mbështetjes për biznese”.

Me ndryshimin si mision, Lidhja Demokratike e Kosovës e hapi fushatën zgjedhore. Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku nuk u rezervua në kritikat për qeverisjen në shkruaje.

Kandidat për kryeministër i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku u shpreh: “Le tu themi qartë, le tu themi thjeshtë, le tu themi zëshëm nga kjo sallë, nëpër çdo cep të Kosovës, le tu themi cep më cep, paratë e vjedhura do t’i ktheni cent më cent”.

Koalicioni AAK-NISMA ditë e parë të fushatës e nisi me homazhe pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.

Lexo edhe :  Nderim për Rugovën/ Homazhe në 19-vjetorin e vdekjes se ish-presidentit legjendar

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj u shpreh se pikënisja për çdo gjë është Prekazi.

“Prekazi është betimi ynë për shtet e atdhe, për liri e për demokraci, prej këtu nisemi drejt parlamentit të Kosovës”, tha Haradinaj.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt./K.K

Të fundit

27 Janari, Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit

27 Janari është dita mbarëbotërore e paralajmërimit dhe e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. Gjermania e përkujton këtë ditë...

Gjimnazi “Sulejman Elezi” po “rilind”/ Rama ndan pamjet: Do ketë hapësira të gjelbërta

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen për rikonstuksionin e gjimnazit “Sulejman Elezi” në Laknas. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas SHMU moti sot parashikohet i...

Monedhat e huaja në rënie, ja me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, më datë 27 janar 2025 në tregun valutor, euro blihet me 98 lekë dhe shitet me 98.7 lekë. Dollari amerikan blihet me 93.2 lekë...

Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?

Të shtunën në mbrëmje, ndërsa aeroplani i tij u nis nga Las Vegas për në Majami, presidenti i SHBA-së, Donald Trump u nis për...

Lajme të tjera

Web TV