Gjithë fajin e ka TikTok-u

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

TikTok është fajtor për nivelin skandaloz të propagandës. Para TikTok, informacioni ishte i paanshëm dhe i besueshëm dhe qeveria i përgjigjej çdo kërkese të gazetarëve.

TikTok është fajtor për nivelin e lartë të korrupsionit në vend. Para TikTok-ut, Shqipëria ishte vend pa korrupsion.

TikTok është fajtor për fyerjet, sharjet, shpifjet dhe sherret në Parlament. Para TikTok-ut, debatet në Parlament, ngjanin si dy pika uji me ato që bëhen në Oxford.

TikTok është fajtor për rritjen e kriminalitetit në vend. Para TikTok-ut, krimin e ndeshnim vetëm në libra e filma.

TikTok është fajtor për rritjen e aksidenteve rrugore. Para TikTok-ut, nuk ka pasur viktima nga aksidentet.

TikTok është fajtor për rezultatet e dobëta në arsim. Para TikTok-ut, nxënësit shkëlqenin në testin PISA.

TikTok është fajtor për shpopullimin e vendit. Para TikTok-ut, shqiptarët nuk largoheshin nga Shqipëria.

TikTok është fajtor për pensionet e ulëta. Para TikTok-ut, pensionet ishin të larta dhe të mjaftueshme për një jetë komode.

TikTok është fajtor për rritjen e çmimeve. Para TikTok-ut, çmimet ishin të përballueshme për çdo page.

TikTok është fajtor për shitblerjen e votës dhe presionet ndaj votuesve. Para TikTok, procesi zgjedhor ishte i pastër dhe i ndershëm, pa asnjë rast të shitblerjes së votës dhe pa asnjë presion mbi administratën.

TikTok është fajtor për mospërfundmin e veprave publike. Para TikTok veprat mbaronin në afat dhe me cilësi.

TikTok është fajtor për nivelin skandaloz të propagandës. Para TikTok, informacioni ishte i paanshëm dhe i besueshëm dhe qeveria i përgjigjej çdo kërkese të gazetarëve.

TikTok është fajtor për ndryshimet klimatike. Para TikTok-ut, Shqipëria kishte një klimë të qëndrueshme dhe të parashikueshme.

TikTok është fajtor për gjithçka që nuk shkon mirë në vend. Para TikTok-ut, Shqipëria ishte një parajsë tokësore pa asnjë problem./    S,M

Të fundit

Italia nis transferimin e emigrantëve të jashtëligjshëm në shtetin shqiptar

Italia ka rinisur transferimin e emigrantëve në qendrat e paraburgimit në Shqipëri, pas një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve. Forca detare...

Përfshihet nga zjarri kati i katërt i një pallati, transportohen në spital 6 persona

Një zjarr ka rënë këtë të diel në katin e katërt të një pallati në lagjen nr. 7 në qytetin e Durrësit. Nga informacionet e...

Trump jep njoftimin e rëndësishëm: Për 30 ditë marr vendim për të ardhmen e TikTok

Presidenti Donald Trump tha të shtunën se ishte në bisedime me shumë individë për blerjen e platformës TikTok dhe ka të ngjarë të marrë...

Vdekja e 6-vjeçarit në spital, mjekja: Ja përse i ishte krijuar bronkoplomonia

Fëmija 6-vjeçar që ndërroi jetë në spitalin e Lushnjës pas rreth gjashtë ditësh trajtimi në kushte shtëpie nga gjyshi, vuante nga bronkopneumonia bilaterale. Mjekët...

Ndarja nga jeta e Janullatos, politologu: Ringriti kishën ortodokse në këto 3 dekada

Anastas Janullatos ndërroi jetë të shtunën, pas disa javësh shtrimi në spitalin “Evangelismos”, në Athinë ku ishte dërguar me urgjencë nga Tirana. Lidhur me këtë...

Lajme të tjera

Web TV