Balluku njoftim për situatën nga moti i keq: Të qarkullueshme segmentet rrugore nacionale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një njoftim për mediat, Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bën të ditur se segmentet rrugore nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme.

Më tej, Balluku shkruan se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe agjencitë e saj të varësisë janë në gatishmëri të plotë në të katërt anët e vendit.

“Grupet e punës të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, me mjete dhe kapacitete të shtuara, ndodhen në terren, për t’ju përgjigjur çdo problematike, si pasojë e përkeqësimit të motit.”


AKSET RRUGORE:

Pavarësisht kushteve të vështira të motit segmentet rrugore nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme.

Në aksin malor Vau i Dejës- Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash vazhdojnë reshjet e dëborës. Në Qafë Mali trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm. Grupet në terren po vazhdojnë pastrimin e rrugës. rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.

Në segmentin Klos-Peshkopi ka pasur reshje të dëborës shoqëruar, me erë të fortë, rekomamdohet përdorimi i zinxhirëve.

Në Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë(doganë), Sopot-Kerrnaj, Qafë Mejdan -Tropojë-Buçaj, B.Curri-Fierzë, B.Curri-Cerrnice, Sopot-Kam, reshjet e dëborës kanë pushuar, mjetet borëpastruese ndodhen në terren, ku po bëhet shperndarja e kripës.

Në Rajonin Qendror, në rrugën e Dajtit ka pasur reshje dëbore me intensitet. Po krijojnë problematikë mjetet me goma verore, pasi bllokojnë rrugën duke u kthyer në pengesë edhe për borëpastrueset.

Në rajonin e Korçës ka pasur reshje dëbore në Qafë Thanë dhe Qafë Plloçë. Në aksin rrugor Podgorie-Kryqëzim Liqenas vijojnë me intensitet të ulët reshjet e dëborës. Borëpastrueset ndodhen në terren, ku po bëhet pastrimi i rrugës dhe shpërndarja e kripës.


FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE:

Si pasojë e motit ka pasur probleme të furnizimit me energji në fiderat 10/6 kV që furnizojnë me energji kryesisht zona rurale të thella malore. Në rajonin e Kukësit nuk ka pasur probleme të rënda me linjat dhe furnizimin me energji.

Lexo edhe :  Zjarr brenda sallës operative të Drejtorisë së Policisë në Elbasan

Në orët e drekes, ka pasur problematika në rajonet e Elbasanit dhe Beratit.

Gjatë paradites Nënstacioni Radhimë është stakuar për arsye sigurie, pasi kishte nivel të lartë të ujit nga reshjet e shtumta. Aktualisht ky nënstacion është rivendosue në punë dhe situata është normalizuar.

Në të gjithe vendin aktualisht janë 42 fidera me probleme. OSSH ka të angazhuar në terren 1500 punonjës me 196 mjete.

Në linjat e transmetimit nuk raportohen problematika, ndërkohë që në kaskadën e Drinit situata paraqitet me prurje normale.


FURNIZIMI ME UJË:

Në stacionin e pompimit në Lezhë dhe Kurbin, ka pasur ndërprerje të energjisë dhe po punohet për rikthimin në normalitet. Megjithatë, nuk ka ndërprerje në furnizimin me ujë. Në pjesën tjetër të vendit, situata e furnizimit me ujë dhe impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura janë në kushte optimale.


PORTET DHE AEROPORTET:

Për shkak të kushteve meteorologjike tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të operojnë, ndërkohë që ato të linjës Durrës-Ankona-Durrës do të operojnë normalisht./  S,M

Të fundit

Psikologjia/ Një metodë e pagabueshme për të mësuar më mirë!

Këshilla që ndokush dëshiron t'u japë atyre që duhet të japin provim është gjithmonë e njëjta: filloni herët, mos e kufizoni veten...

Si ‘Çokollata e Dubait’ pushtoi botën

Në fillim të gushtit, rrjetet sociale u pushtuan nga një trend i ri: një çokollatë në formë tulle, e mbushur me një përbërje pistachio,...

Finlandezët janë qytetarët më të kënaqur në BE

Vlerësimi mesatar i kënaqësisë nga jeta në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2023 ishte 7.3 në një shkallë nga zero deri në 10. Eurostat njoftoi se vlerësimi...

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit/ Begaj: Lutemi për miliona viktimat

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, përcolli mesazhin e rëndësisë së kujtesës historike për të mësuar nga...

38% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të ngrohin shtëpitë

38% e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të ngrohin banesat e tyre. “Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria është vendi i parë në Europë...

Lajme të tjera

Web TV