G Bani rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Me kapsoll dinamiti…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi G Bani ka rrëfyer se si në moshën 11 vjeçar ka humbur shikimin në njërin sy.

Gjatë një bashkëbisedimi me Rozana Radin në ‘BBVA’, G bani ka treguar se me 7 janar të vitit 1992 plasi një kapsollë dinamiti në një zjarr, ku ciflat ju futën në retinën e syrit dhe humbi shikimin.

“Kam qenë 11 vjeç, më 7 janar të 1992. Me kapsoll dinamiti. Ishia tek dyqani që kishin hapur prindërit, e nxorrën babin në asistencë të parakohshme. Ka qenë oficer.

Dhe më thanë merr, Erin vëllain dhe na prit tek shtëpia. Gjeta Erin duke luajtur me top me një kushëri tonin. Do e merrja, por më tha aman të luajmë dhe pak dhe në shkëmbim më dha një kapsollë.

Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse sepse më merrte babi në poligon se e kisha oficer. Ma kishin tërhequr vëmendjen shumë herë se shkoja tek ushtarët ju kërkoja municion.

Ndeza një zjarr dhe e hodha atë kapsollën, dhe e ngacmova. Ajo shpërtheu. Ajo plasi dhe ciflat më hynë në retinën e syrit. Shikimin e kam 50% të qartë, shikoj ngjyrat”, tha reperi./   S.M

Të fundit

“Manita” në finalen e Superkupës së Spanjës, Barcelona shkatërron Real Madridin

Superkupa e Spanjës i takon Barcelonës. Një fitore e madhe 2-5 ndaj Real Madrid në finale, në një sfidë...

Tensione dhe vështirësi, shenjat që do e përjetojnë më intensivisht këtë janar

Hëna e ujkut është emri i Hënës së parë të Plotë të vitit të ri që ndodh në janar. Por pse quhet Hëna e...

“Përgatitjet për takimin”, ekipi i Trump: Do të ketë telefonatë me Putin ditët e ardhshme

Bisedimet telefonike midis Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin pritet të ndodhin brenda “ditëve dhe javëve të ardhshme”,...

VIDEO/ Në krye të detyrës! Elektricisti në Lezhë “sfidon” dëborën dhe erën e fortë

Personi që shihni në foto është A. Gjini, elektricist në Lezhë gjatë punës së tij për të rikthyer energjinë elektrike në zonën e Zejmenit. Në...

G Bani rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Me kapsoll dinamiti…

Reperi G Bani ka rrëfyer se si në moshën 11 vjeçar ka humbur shikimin në njërin sy. Gjatë një bashkëbisedimi me Rozana Radin në ‘BBVA’,...

Lajme të tjera

Web TV