Xhejms Xhois dhe “Uliksi” i pakapshëm i tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

 

I njohur për romanin që solli polemika të forta, “Uliksi”, ai konsiderohet një nga shkrimtarët më me ndikim të shekullit XX. I përkiste ndryshe “Brezit te Humbur” të shkrimtarëve, ndërsa iu deshën 10 vjet për të sintetizuar në 800 faqe botimi, trillin e njeriut anonim e të rëndomtë, në 19 orë të papërfillshme, por të gjithanshme, që lëviz në një tur të gjatë e të pambarimtë, si një endje në dallgët e detit të jetës për të gjetur Itakën…

…Lexuesit vizionarë intuitivë, e të ndjeshëm mund të kuptojnë “Uliksin”, pa kaluar nëpër një kurs trajnimi, por lexuesi i zakonshëm – edhe pas një leximi të kujdesshëm – do të nxjerrë pak ose aspak prej tij, përveç hutimit dhe ndjenjës së neverisë.

I njohur për stilin e tij të avancuar dhe eksperimentimin me strukturën narrative krijimtaria e Xhejms Xhojsit cilëzohet si e lidhur ngushtë me përvojat personale dhe me shoqërinë irlandeze, – pjesë e së silës ishte, –  që ai e pasqyroi me një intensitet dhe kompleksitet të jashtëzakonshëm. Në këtë kuadër një nga veprat më të njohura dhe më të rëndësishme të tij mbetet “Ulysses”, i botuar në vitin 1922. Kritika e kohësh ka shkruar se ky roman është një përpunim modern i Odiseadës së Homerit, por në një kontekst të jetës së përditshme të Dublinit në vitin 1904.  Tema si antisemitizmi, seksualiteti njerëzor, sundimi britanik në Irlandë, katolicizmi dhe nacionalizmi irlandez trajtohen në kontekstin e Dublinit të fillimit të shekullit XX. Romani është shumë aludues dhe i shkruar në stile të ndryshme.

Romani në fjalë është i njohur për përdorimin e stilit të fluksit të ndërgjegjes dhe për analizën e detajuar të jetës së brendshme të personazheve, duke e bërë atë një nga romanet më të rëndësishme të letërsisë moderne. Në faqet e tij flitet për forcën e shpirtit që kërkohet për të duruar sprovat e jetës së përditshme, duke eksploruar modelet e mendimit njerëzor.

 

Krijimtaria

Një nga karakteristikat më të njohura të veprës së Xhoisit është stili i tij narrativ, i cili shpesh është kompleks, i ngatërruar dhe kërkon një angazhim të thellë intelektual për ta kuptuar. Xhoisi përdori teknika si fluksi i ndërgjegjes dhe monologu i brendshëm për të pasqyruar proceset mendore të personazheve të tij. Në këtë kuadër, romanet e tij shpesh janë të mbushura me një shumëllojshmëri figurash dhe elementesh të stilistikës, duke kërkuar nga lexuesi një vëmendje të thelluar dhe një përfshirje aktive në interpretime.

Përveç “Uliksit”, Xhoisi është i njohur edhe për veprat e tjera si “A Portrait of the Artist as a Young Man” që vjen në në shqip si: “Portreti i artistit në rini “, ku ai eksploron formimin e identitetit të një djaloshi irlandez të përfshirë në përpjekjet e tij për të arritur një kuptim të thellë të vetvetes dhe të botës përreth tij. Po ashtu, “Dubliners”,  apo i ardhur në shqip si: “Njerëz nga Dublini” një koleksion me tregime të shkurtra, përshkruan jetën e irlandezëve të klasës së mesme në Dublin dhe trajton temat e pafuqisë dhe të mungesës së mundësive për ndryshim.

Lexo edhe :  “Fluturim mbi folenë e qyqes”, mesazhet tronditëse të një filmi epokal

 

Jeta

Xhejms Xhoisi lindi në Dublin të Irlandës, në një familje katolike të mesme. Fëmijëria e tij ishte e shënuar nga varfëria dhe tensionet brenda familjes, për shkak të problemeve financiare dhe konsumit të alkoolit nga babai i tij. Kjo periudhë e vështirë e jetës ndikoi thellësisht në shpirtin e tij dhe u pasqyrua shpesh në veprat e tij, ku personazhet shpesh përballen me ndjenja të humbjes dhe të frikës së dështimit.

Xhoisi ndoqi studimet në Kolegjin Gregorian të Dublinit dhe më pas në Universitetin e Dublinit, ku u specializua në letërsi dhe gjuhë moderne. Gjatë kësaj periudhe, ai zhvilloi një interes të thellë për letërsinë dhe për modernizmin, si dhe për kulturën dhe identitetin irlandez.

Xhoisi kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij jashtë Irlandës, duke jetuar në qytete si Trieste, Paris dhe Zvicër. Ai ishte i martuar me Nora Barnacle, një grua irlandeze që kishte një ndikim të thellë në jetën dhe veprën e tij. Marrëdhënia e tij me Nora ishte shumë personale dhe shpesh e pasqyroi në veprat e tij, duke i dhënë atij një dimension të veçantë intimiteti dhe pasionit.

Xhoisi ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me kulturën irlandeze dhe religjionin katolik. Megjithëse ai ishte një kritik i ashpër i shoqërisë irlandeze dhe i Kishës Katolike, shumë nga veprat e tij përshkruajnë realitete dhe tensione sociale që ekzistonin në Irlandë gjatë periudhës që ai jetoi. Në shumë raste, ai përdori Dublinin dhe figurat e tij për të eksploruar dhe kritikuar jetën shoqërore dhe kulturore të irlandezëve.

 

Ndikimi

Xhejmes Xhoisi është i njohur për ndikimin e tij të madh në letërsinë moderne, duke formësuar një pjesë të rëndësishme të stilistikës dhe të tematikës të shkrimtarëve që e pasuan atë. Ai është një figurë kyçe e modernizmit, me veprat e tij që janë studiuar dhe interpretuar gjerësisht për mënyrën se si pasqyrojnë thellësitë e psikikës njerëzore, pasigurinë ekzistenciale dhe kompleksitetin e jetës shoqërore. Angazhimi i tij në eksperimente stilistike dhe narrative ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin e letërsisë bashkëkohore.

Në fund të fundit, jeta dhe veprat e Xhejms Xhoisi mbeten një dëshmi e fuqisë së artit të shkrimit për të shqyrtuar dhe për të reflektuar mbi kompleksitetet e jetës njerëzore, dhe për të ofruar një pasqyrë të thellë të asaj që do të thotë të jesh njeri.

Të fundit

Vota e diasporës/ Publikohen shifrat: Mbi 10 mijë të regjistruar në më pak se 72 orë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka bërë apel të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që jetojnë...

Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA!

Avokati Spartak Ngjela bëri edhe një analizë të shkurtër të situatës zgjedhore në ‘Studio Live”, për votimet parlamentare të 11 Majit 2025. Duke vlerësuar gjendjen...

U qëllua për vdekje në autostradën Fier- Vlorë, identifikohet viktima

Kristian Marku është 30-vjecari i vrarë mbrëmjen e sotme në në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë. Sipas Policisë, i riu është qëlluar teksa...

Shqipëria pjesë e “Giro d’Italia 2025”, Rama s’kursen batutat

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në eventin e organizuar në Romë. Ai nuk i kurseu batutat me biznesmenin Urbano Cairo, presidentin e klubit të Torinos,...

Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit

Në Shqipëri mbrojtja e fëmijëve dhe adoleshentëve në hapësirën dixhitale ka marrë një tjetër përmasë pas vrasjes së një 14 vjeçari nga bashkëmoshatari i...

Lajme të tjera

Web TV