Gazetari i drejtohet Berishës: Hetoni vjedhjen brenda shtëpisë para se të përballeni me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar përmes një statusi në rrjetet sociale, atë që ai e konsideron si farsën që po zhvillohet në zgjedhjet e brendshme të PD. Çollaku ka marrë për shembull zgjedhjet që po zhvillohen në njësinë 2 në Tiranë, e cila ka qenë e drejtuar nga bashkëshortja e tij, Irma Marku.

Sipas tij, qëllimi është manipulimi i primareve që priten të zhvillohen në PD dhe ndërhyrja nga ata që ai i quan “të majmurit” e degës qendrore. Ai denoncon në status mbledhjet pa kuorum dhe ndërhyrjen flagrante të drejtueses së grupit të punës, Mimoza Hajdarmataj, deputetes Jorida Tabaku, ish-deputetit Xhevdet Mehmeti, si dhe zonjës Mirela Tabaku, Sokol Allaraj dhe Anisa Kadësha.

Grupi i punës, sipas Çollakut, është refuzuar nga disa anëtarë që nuk pranuan farsën dhe u zëvendësuan me vendime verbale nga persona të tjerë.

Lexoni më poshtë statusin e plotë të gazetarit Basir Çollaku:

Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe “koka” të tjera..

Doktor Berisha, ju duhet të hetoni zgjedhjet brenda shtëpisë përpara se të përballeni me atë jashtë tyre. Sidomos kur të vërtetat nuk jua kanë thënë.

Zgjedhjet e së shtunës së 11 janarit në degën e PD nr 2 Tiranë, ishin një sagë e organizuar manipulimi ku burokratë të selisë u përfshinë masivisht. U bënë nën pretekstin e bashkimit por shkakun e kishin tjetër kund. Nuk ka të bëjë me një individ por me qindra demokratë të cilëve do duhet ti ftoni të punojnë në zgjedhje parlamentare, kur nuk janë konsideruar seriozisht të drejtat e votës së tyre brenda Partisë.
Unë i kam ndjekur me detaje pasi Irma Marku, bashkëshortja ime, kryetarja ishte rikandiduese.

Si nisi!

Kryesia e PDSH në 20 tetor 2024 mori vendim për të çuar degën në zgjedhje. Në të thuhej se duheshin përfunduar deri me 24 nëntor 2024. E gjitha në një shkelje statutore duke shmangur në mënyrë arrogante forumet përkatëse të degës si Kuvendin e saj dhe Kryesinë që do duhej me votime të flisnin. I quajturi vendim u mor në një mbledhje kryesie të PDSH pa kourum, sepse janë 20 të zgjedhur e të tjerët të kooptuar pa të drejtë vote. Në të ngritën dorën vetëm tre të pranishëm. Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi, Paloka pa të drejtë vote, por janë anëtarë për shkak të funksionit dhe po e kooptuara Dhurata Çupi anëtare e kryesisë pa të drejtë vote. Vendim me fuqi me zero vota. Gines. Asnjë relacion shoqërues. Asnjë të quajtur analizë shkaqesh.

U formua me 25 tetor 2024, një grup pune, në të cilin ishin përfshirë funksionarë partie disa pa i pyetur e pa u marrë pëlqim paraprak. Grupi i punës përbëhej nga drejtuese Mimoza Hajdarmataj, deputetja Jorida Tabaku, ish-deputeti Xhevdet Mehmeti, zonja Mirela Tabaku, Sokol Allaraj, Anisa Kadesha. Grupi i punës u refuzua nga disa anëtarë të cilët nuk pranuan farsën dhe u zëvëndësuan me vendime verbale nga persona të tjerë. Kryesia e degës me një ankimim të firmosur prej 19 anëtarëve të kryesisë nga 23 në total dhe kërkoi në Gjykatën e Partisë Demokratike shqyrtimin e shkeljeve të shumta statutore. Gjykata nuk mblidhej. Përveç drejtueses Kalaja, të tjerët duket kanë pamundësi ose porosi se si dhe kur duhet të gjenden në mbledhjet përkatëse.

Lexo edhe :  Parlamenti Europian: Mazhoranca pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet e 11 Majit

Gjithçka po ecte në formën më te qartë antidemokratike. Nisën takime në 16 grupseksionet e degës, ku në disa prej tyre nuk u mundësuan për shkak të mospjesëmarrjes. Në disa të tjera u refuzua procesi. Në të tjera u morën propozime për kandidatë për kryetar, anëtar kryesie dhe delegatë. Një proces katastrofë. Emrat e mbledhur më tepër ishin statistikë se përfaqësim. Qëllimi ishte tjetërkund, të grabitej posti i kryetarit të degës për të kontrolluar PRIMARET. Sepse kryetarja Marku, nuk merrte porosi nga emra majmërie të godinës, por i bindej vullnetit të votuesve të degës, që e kishin zgjedhur…

Vijon po sot…ku do të përshkruaj 10 ditëshin dhe ditën zgjedhore me çudira të pakëndshme…/    S,M

Të fundit

Trump “hakmerret”!Morën pjesë në çështjet penale kundër tij,presidenti i pushon nga puna

Presidentit Donald Trump ka shkarkuar disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë që drejtuan hetimet për çështjet penale kundër tij. Një...

Mos i gënjeni kurë këto shenja të horoskopit, sepse hakmarrja e tyre mund t’iu lëndojë

Ka disa shenja të horoskopit që kanë instinkt veçanërisht të fortë që i mbron nga gënjeshtrat dhe surprizat e pakëndshme. Qoftë çështje miqësie apo biznesi,...

Pesë mënyrat si ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme ndërsa plakeni

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve, por mjekët thonë se disa zakone të shëndetshme mund të bëjnë një ndryshim të madh. Këto...

Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi

Gazetari Ferdinant Samarxhi zbuloi në “Top Story” detajet në lidhje me krijimin e një shteti bektashi. Ai foli për mënyrën se si do të funksionojë...

Përplasjet me Berishën, vjen përgjigjja e Ballës:Gjarprin e kam kapur që i vogël në ferra

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kthen një përgjigje epike Berishës pas akuzave të shumta drejtuar atij. Pyetjes së moderators së...

Lajme të tjera

Web TV