Moti i keq pushton Greqinë, urdhërohet mbyllja e disa shkollave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq pushton edhe Greqinë që nga mesdita e së dielës ku janë regjistruar reshje intensive dëbore.

Shumë zona janë prekur nga këto reshje edhe në zonat me lartësi më të ulët në Greqinë qendrore.

Autoritet vendore kanë urdhëruar mbylljen e shkollave në qytetet dhe komunat në veri të Greqisë si Follorinë, Amyntaio.

Gjithashtu policia rrugore ka dhënë vendimin që gjithë automjetet të jenë të pajisura me gomat e dimrit ose me zinxhirë pasi shumë rrugë janë të bllokuara nga sasia e dëborës.

Ndërkohë në zonat malore të Selanikut si dhe Halkidhiki është regjistruar bora e parë e vitit.

Rreshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në Athinë dhe zonat përreth si dhe përmbytje./E.T

Të fundit

Zgjedhjet/ Rama i besoi njësinë 5, vjen reagimi i parë nga Erion Braçe

Erion Braçe, pas largimit jo të dëshiruar nga Divjaka, do të drejtojë njësinë 5 në Tiranë. Në mbledhjen e njësisë...

Dëborë e madhe në Korenë e Jugut, bllokime në autostrada

Bora e madhe mbuloi Korenë e Jugut duke shkaktuar bllokime trafiku në ditën e katërt të festës së Vitit të Ri Hënor. Këtë vit,...

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas mbërrin sot në Shqipëri/ Dy ditë homazhe!

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anasatas Janullatos mbërrin sot në Tiranë. Nisja e arkëmortit u bë ditën e djeshme rreth orës 10:00 nga Katedralja e...

Pas dy muajsh pauzë, momenti ku anija e marinës italiane me emigrantë mbërrin në Shëngjin

Ka mbërritur mëngjesin e së martës anija e marinës italiane me 49 emigrantë në bord, pas më shumë se dy muajsh pauzë të marrëveshjes...

Rama ndan pamjet nga punimet për shkollën “Ndre Mjeda”: Do ta rikthejmë siç i ka hije

“Mirëmëngjes dhe nga shkolla 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër, ku ka nisur puna për rilindjen e saj për ta rikthyer siç i ka hije...

Lajme të tjera

Web TV