Shtimi i Virozave/ Ylli Merja zbulon ilacin ‘magjik’: Ja si të kuroni gripin pa ilaçe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë vërejmë shtim të komplikacioneve shëndetësore si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit, në vend po qarkullojnë viruse gripale të ndryshme. Vetë ndryshimi i klimës dhe luhatjet e temperaturave, bën që virozat dhe bakteriet që janë të pranishme në ajër, të shfaqen dhe të gjallërohen në trupin e njeriut. Ato mund të kalojnë në organizëm në mënyrë të pandërprerë çdo ditë e kur kalojnë në gjak, fillon shtimi i tyre. Gjatë këtyre ditëve, ku virozat e stinës po prekin këdo, të gjithë kemi nevojë në rradhë të parë për të forcuar imunitetin dhe të mbrojmë familjarët tanë. Për fat të mirë, rruga drejt një sistemi të fortë imunitar nuk është as e shtrenjtë dhe as e komplikuar. Mënyra më e mirë për të forcuar sistemin tuaj imunitar është pikërisht aty në pjatën tuaj, në ushqimet që zgjidhni. Bimët dhe erëzat, në veçanti, janë përdorur me shekuj për qëllime mjekësore dhe mund të jenë një nga ‘mjetet’ tuaja më të fuqishme për rritjen e imunitetit dhe luftimin e virozave. Në “Bima dhe Shëndeti” në studion e “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon bimët më të mira antivirale dhe disa receta natyrale për virozat, për forcimin e sistemit imunitar, për ftohjet dhe inflamacionet në trup, për trajtimin e kollës, grykëve dhe temperaturës.

“Shkaktarët e virozave janë rinoviruset, viruset e gripit, koronaviruset sezonale, adenoviruset, virusi Paramyxoviridae ku bën pjesë fruthi, virusi sincicial respirator (RSV), virusi i gripit Human Metapneumovirus (HMPV)” thekson Merja në fillim të bisedës duke vijuar me faktorët që ndihmojnë përhapjen e viruseve, të cilat janë: temperaturat e ulëta, lagështia ajrore e lartë dhe qendrimi në ambjente të mbyllura.

Sipas specialist të bimëve mjekësore Ylli Merja, kategoritë më të riskuara janë fëmijët deri në 5 vjeç, të rriturit mbi 65 vjeç, gratë shtatëzëna dhe lehonat, individët me imunitet të dobët, personat me sëmundje kronike si astma, tensioni, diabeti apo personat me probleme në mëlçi.
Simptomat kryesore që shfaq organizmi gjatë virozave janë:

– Temperaturë e lehtë në ngritje deri në 38.5°C
– Kollë e thatë, djegie fyti, tështitje, dhimbje gryke
– Sekrecione nga hundët, hundë të bllokuara
– Lodhje dhe dobësi fizike
– Dhimbje koke, dhimbje muskujsh
– Në raste të rënda komplikime në frymëmarrje, pagjumësi, tension, rritje diabeti
“Eshtë shumë e rëndësishme që në rradhë të parë virozat të parandalohen duke mbajtur një higjienë personale, duke qëndruar larg njëri-tjetrit, duke patur kujdes në kollitje apo tështima, duke shmangur kontaktet me persona të sëmurë si dhe më thelbësorja duke forcuar imunitetin dhe duke përdorur gjatë stinës së virozave bimë antivirale dhe vajra bimore”, thekson Merja.

Trajtimi alternativ i virozave, hap pas hapi:

– Rrisni rezistencën e trupit, shtoni antioksidantët dhe flavonoidet: samza merret 1 lugë kafe në ditë; trëndafili i shkëmbit, falë vitaminës C, A, betacaroten dhe flavonoidet janë luftëtarët më të mëdhenj që trupi përfiton për vrasjen e virozave dhe largimin e radikaleve të lira. Trëndafili i egër, përmban vitaminë C, A, E, rifreskon dhe rigjeneron, ndërsa hudhra, qepa, xhinxheri, jamballi janë vrasës të viruseve dhe baktereve, gjithashtu piperi i zi, rigoni e karafili
– Pini çaj me 1 lç rigon, 10-12 kokrra piper të zi, 3-4 karafila në 200 ml ujë (pihen 2-3 gota në ditë pas buke)
– Konsumoni mjaltin shumëlulesh, është antiviral dhe antibakterial
– Përdorni uthullën e mollës, ul temperaturën e lartë, mund të vendosen napa me uthull në ballë dhe në bark; mund të lyeni trupin me uthull molle në raportin 50 ml uthull +25 ml ujë
– Propolisi i bletës ose propolis me rigon pihet 3×10 pika në ditë pas buke
– Antiseptiku bimor, sprucohet një garzë ose duart me 6-7 sprucime dhe vendoset garza ose duart në hundë për 3-4 minuta; spruconi antiseptikun në gojë 2-3 sprucime (këto bëhen 3-4 herë gjatë ditës)
– Ekstrakti balsamik pihet 2-3 lugë kafe në ditë para buke; lyhet gjoksi, brinjët, shpina me antiseptikun dhe ekstraktin balsamik
Nëse ka kollë personi, tregon Merja, veprojmë kështu: grini së bashku 1 qepë të kuqe dhe një copë xhinxhër, 100 – 120 gr. I hedhim në një vazo, shtojmë 1 lugë gjelle jamball dhe 5-6 lugë gjelle me mjaltë. Trazojeni mirë dhe hani 2-3 lugë supë në ditë pas buke. Gjithashtu ngrohim në tigan 5-6 lugë gjelle kripë të zezë dhe 7-8 të verdha veze, përgatisim një maskë të ngrohtë të cilën e vendosim në trup: gjoks, brinjë dhe shpinë. Veshim mbi të një bluzë me mëngë të shkurtra, e mbajmë gjithë natën dhe në mëngjes shkundim kripën, ndërsa trupin e lajmë në darkë.

Lexo edhe :  Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, përfshini këto ushqime në dietën tuaj

Në rast bllokimi të hundëve, këshillon Merja, vendosni vaj dafine në hundë 2×2 pika; pini 2×3 pika vaj dafine në ditë pas buke ose vaj ekualipsi 3×2 pika në ditë. Ndërsa për dhimbjet e kyçeve, lyeni kyçet 1 herë në ditë me vajin ose kremin Reumer.

“Shumë i rëndësishëm është dhe ushqimi që ne konsumojmë sidomos gjatë një gjendje gripale apo një viroze. Ushqimet më të pëlqyeshme dhe më të mira janë supërat sidomos supa e pulës, konsumimi i sa më shumë perimeve, i qepës dhe hudhrës; konsumimi i frutave të stinës si portokalli, limoni, mandarina”, nënvizon biofarmacisti Ylli Merja.

Në fund të bisedës, Merja ndalet dhe në kujdesin e shtuar dhe në trajtimin e fëmijëve me virozë:

– Lyeni trupin me uthull molle 30ml dhe ujë 10ml
– Çaj antiviral, i japim të pijë 3-4 filxhanë kafeje në ditë para ose pas buke
– Hedhim në çdo filxhan çaji nga 3-4 ose 5-6 pika propolis me rigon
– Antiseptikun e përdorim 3-4 herë në ditë
– Ekstrakt balsamik, për zbutje fyti i japim 2-3 lugë kafe në ditë pas buke pas çajit, ndërsa në darkë i lyejmë trupin me ekstraktin balsamik
– Në rast të bllokimit të hundëve vendosni vaj dafine nga 1-2 pika dhe lyeni gjoksin me 3-4 pika vaj dafine
– Në supë ose gjellë shtoni rigon, piper, karafil si erëza të zakonshme.
SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve dhe problematikave të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person./     S,M

Të fundit

Rezerva valutore, nivele rekord/ BSH: Arriti në 6.1 miliardë euro në nëntor

Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë i është rikthyer niveleve rekord në fund të vitit 2024. Sipas statistikave të bankës...

Donald Trump jep urdhër, Google Maps ndryshon emrin e Gjirit të Meksikës

Google ka konfirmuar se do ta riemërojë Gjirin e Meksikës si Gjiri i Amerikës në Google Maps në SHBA, pas një urdhri ekzekutiv nga...

Mbyll aventurën në Arabinë Saudite, Nejmar përshëndet me fjalë zemre Al Hilal dhe tifozët

Më pak se tetëmbëdhjetë muaj, mbi 100 milionë euro të fituara dhe vetëm 7 ndeshje të luajtura për shkak të një dëmtimi të rëndë,...

Miratohet buxheti për fushatën zgjedhore, 150 mln lekë për partitë politike

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar fondin 150 mln lekë për partitë politike, që do të shpenzohen gjatë fushatë zgjedhore. Në zgjedhjet parlamentare të 2021 miratua...

“Noc Rrokun do marrin më 11 maj”- Rama ironizon opozitën dhe i përgjigjet komentuesit

Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar opozitën në përgjigjen e tij për një nga komentuesit në rrjetet sociale, i cili i ka shkruar në lidhje...

Lajme të tjera

Web TV