“Avancim për të gjithë”/ Komisionerja e BE për Zgjerimin: Shqipëria dhe Mali i Zi më mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fjalën e mbajtur përpara ligjvënësve në Komisionin e politikës së jashtme të Parlamentit Europian, Komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos përmendi edhe Kosovën.

Zyrtarja e lartë e bllokut tha se shtrirja e unionit është ndryshe sot nga sa ishte përpara 4 apo 5 vitesh. Tani “kemi një moment të ri pozitiv në BE”, ishte komenti i saj.

“Për herë të parë në dhjetë vitet e fundit kemi mundësinë që gjatë mandatit tonë të anëtarësojmë në BE një, dy apo tri vende të reja anëtare. Por unë ua kam bërë të qartë partnerëve javëve të fundit se nuk do të ketë lëshime kur janë në pyetje kriteret themelore dhe vlerat e BE-së”, thotë Marta Kos.

Kos ka paralajmëruar se së shpejti do të vizitojë Malin e Zi por edhe Shqipërinë, të cilat i konsideron si më të avancuarat në procesin e zgjerimit.

“Mali i Zi ka vizion të mbarojë negociatat deri më 2026 dhe Shqipëria deri në vitin 2027. Ne do t`i mbështesim ato, edhe pse duhet një punë shumë e madhe. Parimi i procesit të bazuar në merita duhet të jetë i vlefshëm edhe për vendet kandidate por edhe për vendet anëtare të BE-së. Pra kur kandidatët të përmbushin kriteret atëherë vendet e BE-së duhet të mundësojnë ecjen përpara”, shtoi ajo.

Për Kosovën, komisionerja foli fund kur u pyet nga një deputet i Parlamentit Europian se çfarë pret nga zgjedhjet atje.

“Atje do të ketë zgjedhje. Nuk pres që të mund të lëvizim përpara zgjedhjeve, por mund të them se shumë shpejt pas tyre do të ketë lëvizje. Sepse nuk mund të flasim për rajonin e Ballkanit Perëndimor nëse nuk flasim për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, ose se çfarë është bërë më vete Kosova e çfarë është duke bërë Serbia”, përfundoi Kos.

Lexo edhe :  Britani e Madhe, stuhia “Eowyn” iku, por vjen “Hermina”

Komisionerja e theksoi se këtë vit pret zhvillime pozitive në procesin e zgjerimit ku parashikon një sukses më të madh nga sa është shënuar në dekadën e fundit. Gjatë presidencës polake mund të kemi shumë më tepër përparim nga sa kemi pasur në këto 10 vjet. Mund të realizojmë deri në dhjetë konferenca ndër qeveritare, nënvizoi ajo./K.K

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV